Këto nuk i keni ditur për Gisele Bundchen – FOTO

0d24.jpg

Manekinia braziliane, Gisele Bundchen, të hënën ka mbushur 35 vjet, ndërsa pas vetes ka një karrierë të gjatë 20-vjeçare dhe titullin e manekines më të paguar në botë. Ne ju zbulojmë disa fakte, të cilat me siguri nuk i keni ditur për të.

Gisele është zbuluar kur ishte vetëm 14 vjeçe, në një qendër tregtare në Sao Paolo. Para se të fitonte punën e parë, Gisele kishte marrë shumë refuzime. Gjatë vitit 1997 e kanë refuzuar në 42 audicione, me arsyetimin se kishte hundë të madhe.

Gisele është ajo që ka lansuar të ashtuquajturën “ecja e kalit” në pistat e modës. Gjatë karrierës 20-vjeçare ka zbuluar mbi 7000 ballina revistash. Ka refuzuar rolin në filmin “Charlie’s Angels” në vitin 2000, rol të cilin më pas e ka fituar Lucy Lee. Në revynë e “Victoria’s Angels”, më 2000, ajo ka bartur sutjenat më të shtrenjta të këtij brendi me emrin “Red Hot Fantasy Bra”, që vlenin 15 milionë dollarë.

Nga viti 2004, ajo është bërë manekinia më e paguar në botë, me 41 milionë dollarë të fituar brenda një viti. Gisele është e martuar me Tom Brady, me të cilin kishte dalë në takim “qorras”.

Bashkë kanë dy fëmijë. Është e përfshirë në aksione të ndryshme humanitare, ku vetëm për tërmetin në Haiti ka dhuruar 1.5 milion dollarë.

0

0a

0b

0c

0e

Komentet

Leave a Reply

Top