Loading...

Khabib do të stërvitet nga Mike Tyson dhe Anatoly Lomachenko

maxresdefault-7-770x433.jpg

Pas fitores ndaj Conor McGregor, Khabib Nurmagomedov është i destinuar për tu ndeshur me kampionin e botës në boks, Floyd Mayweather.

Për këtë duel ka folur edhe babai i luftëtarit rus, Abdulmanap i cili tha:

“Nëse Khabib do të ketë mundësinë të duelojë ndaj Mayweather do të ketë më shumë shanse për ta mundur boksierin amerikan.

Khabib do t’i shkojë këtij dueli deri në fund. Për këtë sfidë, do të marrim në stafin tonë specialistët më të mëdhenj të boksit botëror, Anatoly Lomachenko dhe Mike Tyson. Është shpejt për të folur për një marrëveshje për këtë duel boksi, por jam i sigurtë se Khabib ka shumë shanse për ta fituar atë duel”, tha babi i Khabib, Abdulmanap Nurmagomedov.

Përballja mes Mayweather dhe Khabib mund të zhvillohet në muajin maj të vitit të ardhshëm.

Komentet
Top