Loading...

Kjo është arsyeja kryesore për të cilën dështoi referendumi në Maqedoni!

zgjedhje-640x427.jpg

Bojkotimi i referendumit për emrin e ri të Maqedonisë, nga opozita maqedonase bëri që ky proces të dështoi.Kështu ka vlerësuar, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, e cila ka monitoruar nga afër procesin e votimit në Tetovë dhe Shkup. Sipas Krasniqit, problemet me listat e votuesve, ka qenë edhe një arsze shtesë që ka ndikuar në penalizimin e këtij procesi.“Problemet e listave te votuese mund te jene njera nga arsyet qe penalizuan kete proces duke konsideruar se jane te papastruara.
Se dyti qytetaret me te drejte vote te cilet nuk jetojne ne Maqedoni dhe te cilet nuk kane mundur ta ushtrojne te drejten e tyre.
Pra te drejte vote kane 1.8 milion qytetare ndersa numri i pergjithshem i popullsise eshte mbi 2 milion qytetare.
Por mbi te gjitha arsyeja kryesore e deshtimit te referendumit mbetet bojkotimi i ketij procesi nga opozita maqedonase dhe nje pjese te spektrit shqiptar”, tha ajo.

Sipas saj, ka ende një shansë për Maqedoninë për t’i thënë po marrëveshjes së emrit dhe po integrimit në NATO dhe BE.“I mbetet Kuvendit të Maqedonisë të marr vendimin për ta çuar këtë proces përpara, proces i cili do të përcaktojë të ardhmën e shtetit dhe te të gjithë shoqërisë pavarëisht përkatëisë etnike apo bindjeve politike duke konsideruar që referendumi është rol këshilldhënes”, ka shtuar ajo.

Komentet
Top