Loading...

Kjo është “Nëna e Djallit”, bomba që përdorën terroristët në Bruksel

largea_satana1458738527.jpg

Quhet “Nëna e Djallit” dhe është bomba më e dashur nga terroristët.

Kjo bombë është përdorur në sulmet e djeshme në Bruksel, po ashtu edhe në sulmet e Parisit në nëntorin e shkuar.

Bëhet fjalë për një bombë me përbërës që mund të gjenden në çdo market dhe ka një fuqi të pabesueshme: 80 përqind më e fuqishme se dinamiti.

Pjesa e vështirë në dallimin e kësaj bombe është se mund ta fshihet në xhepa ose në veshjet e brendshme dhe nuk bie në sy. Quhet ndryshe peroksidi i açetonit. Për ta sintetizuar mjafton të përziesh acid sulfurik me acid klorhidrik, peroksid hidrogjeni, bikarbonat dhe açeton për thonjtë.

Përbërësit mund t’i blejë kushdo dhe kudo pa rënë në sy.

Terroristët i kanë shtuar edhe përbërës të tjerë si gozhdët apo xhamat e thyer për të shkaktuar sa më shumë dëme.

Si në sulmin e Parisit ashtu edhe në atë të Brukselit, këto materiale janë gjetur me shumicë në apartamentet e atentatorëve.

Komentet

Leave a Reply

Top