Loading...

Kjo ishte ndeshja e kurdisur e Skëndërbeut, po shihet “prej qielli” – VIDEO

auto_erytiuyyio1465287883.jpg

UEFA e ka dënuar Skënderbeun me përjashtim nga garat evropiane për shkak të kurdisjes së një ndeshje në kualifikimet për Champions League. Merret vesh se ndeshja mes Crusaders dhe Skëndërbeut e zhvilluar në Irlandë të Veriut është shpallur si e kurdisur.
Ndeshja kishte përfunduar me rezultat 3-2 në të mirë të britanikëve, por që Skëndërbeut nuk i kishte prishur punë pasi që kishte rezultatin pozitiv nga ndeshja e parë.
I dyshimt ishte momenti kur Renato Arapi që në minutën e 11-të u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq. Pesë golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë ku pati shumë kthesa në rezultat.
Momenti më i turpshëm i ndeshjes ishte ai kur Crusaders arriti të bëjë rikthesën në rezultat në dy minutat e fundit të kohës shtesë.
Për dy minuta të kohës shtesë, Skëndërbeu pranoi dy gola shumë të dyshimtë për të humbur ndeshjen me rezultat 3-2.

Komentet

Leave a Reply

Top