Loading...

Kjo VIDEO e trajtimit mizor të refugjatëve nga policët hungarez po shokon botën

foto2.jpg

Një video e bërë në kampin kryesor për pranimin e refugjatëve në Hungari, në kufi me Serbinë, shfaq pamjet tmerruese të trajtimit të emigrantëve nga autoritetet hungareze.
Në video shfaqen skena kur policët u hudhin ushqim refugjatëve njëjtë sikur kafshëve, transmeton Indeksonline.
Incizimi është bërë nga një austriak në mënyrë të fshehtë, i cili dje kishte vizituar këtë kamp, ku shihen rreth 150 refugjatë që rrëmbejnë nga duart e policëve qeset me sanduiçë, ndërsa policët janë të pajisur me helmet, doreza dhe maska higjienike në një hapësirë të mbyllur, raporton AFP.
Në këtë masë njerëzish ka edhe gra dhe fëmijë, ndërsa refugjatët e uritur për vdekje provojnë të kapin pak nga ushqimi që fluturon në ajër.
Shumë prej të cilëve ndodheshin largë për të kapur ushqim, ngjiten nëpër pjesë të ndryshme të larta për të tërhequr vëmendjen e policëve që hudhnin ushqim.
“Sikur kur i hedh kafshëve ushqim, sikur Guantanamo i Evropës”, ka thënë austriaku Aleksander Špricendorf, publikuesi i këtyre pamjeve rrënqethëse.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media