Loading...

Klane kriminale brenda BDI-së, kërcënojnë njëri tjetrin !

BDI-640x427.jpg

Presioni në klanet përbrenda BDI-së , sa vjen e shtohet duke pasur parasysh se shumë funskionar të BDI –së janë të përfshirë në skandale të ndryshme, qoftë afera korruptive, apo edhe në skandel tjera që u publikuan nëpër të ashtuquajturat “BOMBA” dhe si duket ky presion po e bënë të veten sepse klanet e BDI tani më kanë filluar të kërcnojnë njëri tjetrin e kjo i ngjanë një lufte për dominim apo egzistencë apo siç thonë anglezët “To be or not to be “ Të jesh apo të mos jesh .

Pa dyshim se dy rastet e fundit që ndodhën ku klanet kriminele të BDI –së , kërcënojnë me vdekje pikërisht bashkpartiakët e tyre e dëshmon këtë që u cek me lartë .

Kërcnimi i kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhit ku një grup prej 20 persona futen në komunën e Çairit dhe pastaj i drejtohen zyrës së tij dhe me që z. Mexhiti nuk ishte prezent në zyrë si porosi ia kishin lënë një plumb mbi tavolinë e që paraqet hapur kërcënim me vdekje, si dhe rasti tjetër kur një grup i drejtorit të postës Fadis Rexhepi i kërcënojnë familjarët e pronarit të portalit Zhurnal me vdekje , flasin hapur se klanet kriminale që kanë vepruar në BDI këto vite tani më duke e ndjerë presionin e ngushtimit të hapsirës për veprim kanë filluar ët kërcënojnë edhe bashkpartiakët dhe bashkpuntorët e deri tanishëm .

Kjo si duket ndodhë pasi në opinion duket qartë se BDI ka humbur rejtingun dhe përkrahjen e popullit dhe se në zgjedhjet e ardhëshme do të pësojë humbje , si dhe arsyeja tjetër është Prokuroria Speciale e cila dalngadal por me hapa të sigurtë po i hap gjitha rastet ku struktura partiake kanë qenë të përfshirë në veprime kriminele dhe për këto arsye klanet dhe grupet e tilla në BDI tani më po shëndrrohen në rrezik edhe për vet funskionarët dhe bashkëpuntorët e BDI –së ./Fol

Komentet

Leave a Reply

Top