Loading...

Klopp: Falënderoj Zotin që kemi Shaqirin

auto_klopp1544598648.jpg

Jurgen Klopp ka komentuar ndeshjen që skuadra e tij e fitoi kundër Manchester United merezultat 3-1.

Trajneri gjerman ka thënë se ndeshjen e fituam falë zëvendësimeve dhe Xherdan Shaqirit.

”Zëvendësimi funksionon vetëm kur situata është e tillë në ato momente. Djemtë po punojnë shumë, Clyne luajti ndeshjen e parë dhe ishte e pabesueshme çfarë ndeshje bëri”.

”Shaqiri hyri në fushë dhe falënderoj zotin që bëri dallimin. Ai është lojtar me tipare të veçanta”, deklaroi Klopp pas ndeshjes.Kujtojmë se Shaqiri shënoi dy gola në ndeshjen kundër Manchesterit.

Komentet
Top