Loading...

Klopp paralajmëron futbollistët e tij

Jurgen-Klopp-is-unveiled-as-Liverpool-FCs-new-manager-at-Anfield.jpg

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka paralajmëruar futbollistët e tij se ai ka edhe anën e errët, nëse këta të fundit nuk i përmbushin pritshmëritë e tij.

Klopp ka filluar karrierën e tij nëAnfield Road me dy barazime, 0-0 kundër Tottenhamit, si dhe 1-1 kundër Rubin Kazanit në Europa Ligë.
“Nëse një futbollist është me plot motiv, koncentrik, gatishmëri dhe pasion, nuk jam i ashpër me të. Unë i kam krahët e hapur për ta dhe ndoshta iu jap edhe një shtytje më të madhe. Por, nëse një lojtar nuk e kupton anën profesionale të jetës së tij, mendoj se është duke humbur paska kohën e tij. Mund të ndihmoj nëse ata janë shumë të rinj sigurisht, t’iu flas dhe ndoshta t’iu jap një, dy apo tri shanse. Por, kur ata janë më të vjetër dhe kanë pasur rreth pesë shanse me menaxherët e tjerë, atëherë është humbje kohe. Më pëlqen t’i bëj gjërat si shok, po jo si shoku i tyre më i mirë”, ka thënë Klopp, raporton Goal.

Liverpooli do të luaj sot kundër Southamptonit, dhe Klopp është në kërkim të fitores së parë si trajner i klubit nga Anfield Road.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media