Klubet shqiptare në rrjetet sociale

04.png

Rrjetet sociale janë kthyer jo vetëm si një mundësi informimi për publikun por edhe një mundësi për të karikuar ambientin në cdo aspekt të jetës. Nisur nga ky fakt, drejtuesit e klubeve shqiptare por edhe vetë futbollistët janë aktivë në rrjetet sociale, mbi të gjitha në facebook, duke informuar publikun, por edhe karikuar ambientin. Nga tre skuadrat e Kategorisë Superiore Partizani ka një mision më të vështirë, duke parë nivelin e kundërshtarit dhe rezultatin e ndeshjes së parë. Nisur nga kjo, përvec punës së bërë me cmimet e biletave si dhe faktin që për femrat në tribunat D1, D2 dhe D3 hyrja do të jetë falas, klubi ka shfrytëzuar faqen zyrtare në facebook për të karikuar ambientin.

Përvec fotove të shumta motivuese është xhiruar dhe një klip, ku janë përdorur personazhe të shumta nga politika dhe ekrani, për të kërkuar mbështetjen e tifozëve. Ndërkohë me misionin për të ruajtur fitoren 2-0 Kukësi shkon në Bjellorusi, teksa në faqen zyrtare të klubit është një foto e nisjes së ekipit ku bashkë me të gjendet edhe presidenti Safet Gjici. Ndërkohë në faqen personale të tij, shefi i klubit Jonuz Hallaci poston një foto me kapitenin Rrahman Hallaci dhe goleadorin Pero Pejic. Ndërkohë që faqja e skuadrës së Lacit poston një foto me ekipin që ka mbërritur në kryeqytetin e Azerbaixhanit Baku. Më herët fantazisti Erjon Vucaj ka postuar një foto të tij me ekipin përpara nisjes drejt Bakus, ku kurbinasit kanë një mision të vështirë për të synuar kualifikimin në një transfertë të vështirë.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top