Klubi i Seria C tallet me Interin: Ne kemi sulmues më të mirë se Ikardi!

humor.jpg

12 dhjetori është një datë e shënuar për ekipin që është pjesë e Serisë C, Pordenone. Të gjithë mund të pyesni se përse shkruajmë për këtë skuadër, por ata janë bërë protagonist në rrjetet sociale për të sfiduar kundërshtarët me gjetje gjeniale.

Dje Pordenone publikoi një foto në faqen e saj zyrtare në “Facebook” duke shkruar: Qendra e Milanos bosh nëse fiton Interi, ndërkohë që nëse fiton Pordenone qendra e komunisë do të mbushet plotë.

Ironia ka vazhduar edhe sot me krahasimin e dy sulmuese Berrettoni dhe Ikardi. Klubi i Serisë C citon 5 elementë se përse sulmuesi i tyre është më i mirë duke renditur: Ka luajtur në Champions, ka shënuar në finalen e Intertotos, ka luajtur për këtë sezon në Kupën e Italisë, dopietë në Seria C, dopietë në mbiemër (dy r dhe t).

Mbetet të shohim nëse edhe në fushë do të jenë po kaq të zgjuar dhe nëse do të arrijnë që të suprizojnë Interin.

Komentet
Top