Loading...

Koalicioni LSDM-VMRO, një “shportë karavidhesh”!

medai-shaholli-532x330.jpg

Shkruan: Medai Shaholli

“Makiazhi i tradhetise nuk eshte kurre i persosur. Here pas here ajo do t’i nxjerre veshet dhe mjafton pak tru e pak vigjilence per te dalluar fytyren e vertete!.” (e huazuar)

Në gjykimin e përgjithshëm që bëhet rëndom për qëndrimet dhe veprimet e mbrapshta të ç’do indivdi, grupi apo partie politike, që bien ndesh me interesat kombëtare të shkaktuar në çfarëdo rrethanë , konsiderohet gjithmonë si tradhëti ndaj një kombi. Edhe këtë radhë DUI ,si negociatore e dobët në bisedime të stërgjatura me palën maqedonase bëri proçkën e radhës, pranoi kushtin e të qenit vasale e pushtetit .Ajo iu bashkua ofertës së LSDM-së ,për bashkëqeverisje duke anashkaluar platformën shqiptare të nënshkruar mes partive shqiptare disa javë më parë.Kësisoj ,Ali Ahmeti dhe DUI , pa u skuqur fare e hëngrën turpin me lugë .Turpi si gjithmonë është i zi edhe këtë radhë ai e ka emrin DUI.
Vendimi për të marrë pjesë në një koalicion qeverisës me LSDM -në, duke hequr dorë nga platforma shqiptare është tradhëti ndaj elektorati dhe intresave kombëtare, ajo është njollë e zezë dhe e pashlyeshme në historinë më të re të kësaj partie.

Kreu i integristëve Ali Ahmeti, u vonua shumë në bisedime të stërgjatura për krijimin e qeverisë së re sepse shmangia nga Platforma Shqiptare nuk ishte e lehtë për ta devijuar. DUI dhe Aleanca për Shqiptarët, bënë ca naze në fillim të negociatave se nuk do të hynin në qeverinë e koalicionit si me VMRO-në ashtu dhe me LSDM-në, pa i pranuar kushtet e Platformës Shqiptare ,madje lideri i Aleancës Ziadin Sela, kërcënonte me retorikën e tij nacionaliste se nëse nuk do të pranohen kushtet tona, shqiptarët do të krijonin Parlamentin e Shqiptarëve në Maqedonisë.

Loja e ndyrë “komandantit legjendar” të betejave të munguara Ali Ahmeti dhe pseudonacionalistit Sela ,se me miratimin e ligjit për gjuhën shqipe do të bëhet zyrtarizimi gjuhës shqipe me të cilën janë plotësuar kushtet e Platformës Shqiptare është gënjeshtra të radhës.

Fatkeqësisht ,shqiptarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar nuk e ndëshkuan mjaftueshëm DUI-npër t’i dhënë dërmën e fundit.Përkundrazi ajo si “shfalerkë” e VMRO-së dhe e LSDM-së ,e shfrytëzon dhe e përdor si karrem shpikjen e saj “fituese”në bllokun shqiptar duke iu pispillosur herë VMRO-së e herë LSDM-së ,për ta ftuar në koalicionin qeveritar të radhës .
Dhe ja vjen një ditë kur DUI e ul pazarin para Zaevit, duke i shkelur zotimet e Platformës Shqiptare me të vetmin qëllim ,realizimin e egos së saj të së sëmurë karrieriste pjesëmarrja në koalicionin e qelbësirave .

Të gjithë jemi dëshmitarë kur pas konfliktit të 2001 komandant Aliu , nga një kryengritës revolucionar u transformua në qengj manar, duke hequr dorë nga premtimet dhe zotimet për liri dhe barazi duke pranuar MO ,si kompromis në dëm të interesave kombëtare. Komandant Aliu, nuk ishte aq injorant që të mos e dinte se çfarë përmbante ajo marrëveshje që gjuhën shqipe nuk e përmendtte asgjëkundi por e barazonte me serbët dhe evgjitët. Po ky fakt i hidhur nuk e shqetësonte Ali Ahmetin,ai ishte i interesuar pas pushtetit dhe famës si komandant që kishte “mposhtur ” maqedonasit . Në fakt komandant Ahmeti, kishte nënshkruar kapitullimin.
Vitet që pasuan dëshmuan se liria dhe barazia ishte një farsë dhe një retorikë që Ali Ahmeti e shpërndante sa herë që zhvillohej fushata elektorale.Pranimi i ofertës së Zaevit është mbase tregues i qartë se me këtë pjesëmarrje në qeverinë e koalicionit integristët e Ali Ahmetit do mundohen t’ia hedhin shqiptarëve edhe këtë radhë se , DUI ka miratuar një draf-ligj që zyrtarizon gjuhën shqipe në gjithë territorin e Maqedonisë.

Jo zotrinj integristë ,gjuha shqipe nuk bëhet e barabartë dhe zyrtare me ligje konform frymës së MO dhe me kushtetutën e vendit që e sanksionon cilëndo gjuhë të pakicave si gjuhë të 20%.Nryshimi i kushtetutës e cila do të bënte të barabartë shqipen me maqdonishten për bllokun maqedonas përbën sakrilegj , si e tillë ajo nuk guxon të preket. Pak ditë më parë në një prononcim për mediat para selisë së DUI-t, lideri i LSDM-së Zoran Zaev ,tha se kushtetuta nuk do të preket.Pra, gënjeshtra është e qartë ,ndose avancohet në përdorimin e saj gjuha shqipe nuk është e barabartë me maqedonishten dhe nuk është gjuhë zyrtare e shtetit.Siç e kam theksuar edhe më parë në shkrimet e mëparëshme se nuk është vetëm kushtetuta pengesa e vetme e barazisë së plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve si dhe gjuha shqipe me maqedonishten por, është qëndrimi shovenist maqedonas ndaj gjuhës dhe identiteti shqiptar si komb autokton në tokën e stërgjyshëve të tyre .

Frika nga barazia e plotë mes dy etniteteve më të mëdha në vend ka ushqyer dhe ushqen nacionalizmin primitiv maqedonas për mos ta pranuar realitetin shqiptar të krijuar me shekuj në këto troje .Ky është kushti minimal që kërkojnë shqiptarët; barazia e plotë mes dy popujve më të mëdha !Zgjidhje e cila kërkon ndryshimet kushtetuese .Në të kundërtën refuzimi në bllok i palës maqedonase për mos ta ndryshar kushtetutën nuk garanton të ardhmen dhe funksionim të kësaj “drzhave”të mbajtur në këmbë me patericat e Ali Ahmetit dhe DUI-t. Shqiptarët nuk mund të sakrifikojnë më për ekzistencën dhe stabilitetin e një “drzhave”që i trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë ,ata do të jenë të detyruar të kërkojnë alternativa të tjera që i përgjigjen vullnetit politik dhe qeverisjes së tyre .

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media