Loading...

Kombëtarja e SHBA-ve ka një lojtar me prejardhje shqiptare – VIDEO

graham-zusi-soccer-2016-copa-america-centenario-costa-rica-usa-850x560.jpg

Jun 7, 2016; Chicago, IL, USA; United States midfielder Graham Zusi (19) reacts after scoring a goal against Costa Rica in the second half during the group play stage of the 2016 Copa America Centenario at Soldier Field. The United States defeated Costa Rica 4-0. Mandatory Credit: Mike DiNovo-USA TODAY Sports

Skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shënuar fitore ndaj Kosta Rikës me rezultat të thellë 4:0.

Golat për ekipin e Jurgen Klinsmanit i kanë Clint Dempsey (9 nga penalltia), Jermaine Jones (37), Bobby Shou Wood (42) dhe Graham Zusi (87).

Pas kësaj fitore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e dytë në Grupin A me 3 pikë të tubuara. Kurse, Kosta Rika është e fundit me vetëm një pikë.

Graham Jonathan Zusi lindi në vitin 1986 në Longwood, Florida, ShBA. Ai luan tani në “Sporting” të Kansas Sitit dhe ekipin kombëtar të ShBA-së. Familja e tij është shpërngulur në Amerikë në fillim të shekullit të kaluar, transmeton portali Shqipmedia.
Lexo wikipedia: https://en.wikipedia.org/wiki/Category:American_people_of_Albanian_descent dhe https://en.wikipedia.org/wiki/List_of_Albanian_Americans

Gjatë tre ndeshjeve të para në Kupën e Botës 2014, ai ka dhënë dy asiste, duke ndihmuar shumë për ShBA-në. Ndërsa tani në Copa Ameria 2016 ka shënuar edhe gol.

Emri: Graham Jonathan Zusi

Ditëlindja: 18 gusht 1986

Vendlindja: Longwood, Florida, ShBA

Gjatësia: 1.78 m

Pozicioni: Mesfushor/Shqipmedia.com

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media