Loading...

Komuna e Strugës: Nis ndërtimi i trotuarit, që të ruhen jetët e njerëzve

Strugë-Dibër.jpg

Komuna e Strugës ka nisur punimet për ndërtimin e një trotuari të gjatë rreth 1.5 kilometra nga hyrja në Strugë, në drejtim të rrugës që të çon për në Dibër, deri tek vendi i quajtur Ura e Morovishtës.

Albrim Hoxha, nga Komuna e Strugës thekson se edhe pse nuk është kompetencë e Komunës ajo ka nisur ndërtimin e këtij trotuari me qëllimin që të shpëtojë jetët e njerëzve.

Kjo sepse vetëm vitin e kaluar në këtë rrugë kanë humbur jetën tre persona, si pasojë e mungesës së trotuait dhe rrugës ndihmëse në të cilën do të qarkullonin biçiklistët dhe këmbësorët.

“Krahas ndërtimit të trotuarit dhe shtegut të biçiklistëve ai do të ndriçohet në të gjithë gjatësinëe tij, ndërsa aktualisht janë futur kabllot e ndriçimit dhe më pas e gjithë kjo sipërfaqe do të shtrohet me pllaka betoni, thotë Albrim Hoxha, nga Komuna e Strugës./Drini

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media