Komuna e Tetovë demanton lajmin për shpenzime marramendëse, ja e vërteta

komuna-tetoves.jpg

Me shkas publikimit të artikullit “ Shifra marramendëse të shpenzuara nga Teuta Arifi në emër të udhëtimeve jashtë vendit” në portalin FOL.mk, duke I’u përgjigjur pyetjes së redaksisë suaj po ju sjellim demantin.

Komuna e Tetoves demanton shpifjet e këtij portali i cili duke u thirur në te dhëna zyrtare të siguruara nga Ministria e financave dëshmon joseriozitetin dhe mungesën e njohurive elementare për të lexuar të dhënat finansiare që janë shpallur në ëeb faqen e Ministrisë për financa:

http://www.finance.gov.mk/files/u6/Zavrsna%20smetka%2C%20Konecen%20Izvestaj%20i%20Mislenje%20naa%20MF.pdf

Ky portal ka interpretuar të dhënat e Llogarisë përfundimtare të revizionit të  buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016 duke i keqinterpretuar të dhënat për të krijuar përshtypje të keqpërdorimit të buxhetit komunal dhe për ta manipuluar publikun. Të dhënat e këtij raporti janë të dhëna sintetike për shpenzimet e rrugës dhe mëditjet për të gjithë shfrytëzuesit buxhetor (administrata komunale, ndërmarrjet publike,njësia territoriale kundër zjarrit, shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet).

Po ashtu si që mund të shihet nga tabela origjinale nga Raporti i llogarisë përfundimtare në të cilën është thirur portali në fjalë, nga vlera e përgjitshme e mjeteve të harxhuara për shpenzime rruge dhe mëditje 82%  ose 171.118 euro janw mjete financiare tw siguruara për kwtw qellim nga programet ndërkombëtare  dhe nga fondet Erasmus+.

Komentet
Top