Koncepti i harruar i BMW-së – FOTO

20160407092006950.jpg

Prodhuesit e veturave në ditët e sotme synojnë që me modelet e reja të synojnë gjithë tregun, por në vitin 1995 BMW me konceptin e saj Z18 synonte një treg të vogël.

I krijuar nga BMW Technik GmbH, koncepti Z18 ishte kopje e modelit Z3 që tashmë ka bërë famë si pjesë e BMW-së. Koncepti Z18 erdhi në jetë në të njëjtin vit kur u lansua modeli Z3, prandaj ngjashmëritë mes tyre nuk janë befasi e madhe për adhuruesit e BMW-së.

E pajisur me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, BMW Z18 kishte motorin V8 me 355 kuajfuqi dhe pesë shpejtësi manuale. Me trup plastik, Z18 ishte dizajnuar që të mbetej vetëm koncept. Nuk dihet nëse BMW ka në plan ta prodhojë këtë model, por lansimi i saj nuk është më intrigues.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top