Loading...

Konfirmohet: Vali Corleone është i sëmurë

vali-corleone-800x450.jpg

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar në gjykatë kërkesën për paraburgim të Princvalentino Carleone me propozim që atë ta mbajë në institucionin e kujdesit shëndetësor.

Kërkesën e saj, që Carleone të mbahet në institucion të kujdesit shëndetësor, prokuroria e ka bazuar në raportin mjekësor me prova se i pandehuri ka çrregullime psikike.

“Propozoj që ndaj të pandehurit të i shqiptohet masa e paraburgimit me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor, e cila masë të zgjasë derisa personi i tillë të jetë i rrezikshëm për rrethin dhe anëtarët e tjerë të familjes, por pa i kaluar afatet ligjore për përcaktimin e paraburgimit”, thuhet në kërkesën e prokurorisë.

Sipas prokurorisë dyshohet se Corleone, që nga muaji janar i këtij viti në kohë të pacaktuar dhe vazhdimësi në shtëpinë e tij, për shkak të gjendjes së renduar mendore dhe çrregullimeve të rënda psikike ka shkaktuar dhunë në familje, shkruan Insajderi.

“Duke përdorë forcë dhe nën kërcënim të armës i dëbon nga shtëpia prindërit e vet tani të dëmtuarit Rifat dhe Habibe Sylejmani, të cilët nga frika se djali i tyre Princvalentino nuk qëndrojnë në shtëpi”.

“Ndërsa në mbrëmje të datës 05.03.2018 në momentin kur e dëmtuara Habibe shkon te shtëpia ku ishte i pandehuri Princvalentino, i cili ishte i mbyllur dhe nuk lejon asnjë komunikim me të tjerët, vëren se gjërat personale të të dëmtuarve dhe orenditë e shtëpisë ishin të demoluara, ndërsa djali i saj ishte në gjendje të rëndë psikike dhe nga frika se në atë gjendje do të ndërmarr ndonjë veprim me pasoja më të rënda, rastin e lajmroi në polici, e më pastaj i njëjti shoqërohet me dhunë në stacionin e policisë në Gjilan, në këtë mënyrë i pandehuri me veprimet e veta dhe në gjendje të rënduar psikike i ka vu në frikë dhe iu ka shkaktuar shqetësim emocional anëtarët e familjes tani të dëmtuarit e sipërshënuar”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Vali Carleone është arrestuar pasditen e së hënën pas denoncimit të prindërve të tij për ngacmim. Prokuroria pas kallëzimit penal kundër Corleones, ka konstatuar se është kryer vepra penale ngacmim.

Komentet
Top