Loading...

Konkurs i ri për dhënie me qira të 834 hektarëve tokë bujqësore shtetërore

18.55-AKTUALE-Me-15-milion-euro-nga-IPA-do-te-mbeshtetet-bujqesia-8-6-aaaaaaaaa-800x445.jpg

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) shpalli konkurs të ri publik për dhënien me qira të tokës shtetërore bujqësore deri në tre hektarë me të cilin ofrohen mbi 834 hektarë në Manastir, Veles, Makedonski Brod, Gjevgjeli, Demir Hisar, Kriva Pallankë, Kratovë, Strumicë, Probishtip dhe Tetovë.

Çmimi fillestar për një hektar për sipërfaqe deri në tre hektarë është 25 euro në kundërvlerë të denarit për tokë bujqësore nga I deri IV të klasës kadastrale dhe 15 euro në kundërvlerë të denarit për tokë ndërtimore nga I deri VIII të klasës kadastrale, sipas kursit mesatar të Bankës Botërore të Republikës së Maqedonisë në ditën e pagesës. Në çoftë se toka ndërtimore gjendet në rajone malore, çmimi fillestar për tokën nga klasa I deri në VIII është pesë euro në kundërvlerë të denarit, sipas kursit mesatar të Bankës Botërore të Republikës së Maqedonisë në ditën e pagesës.

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkursin publik kanë të gjithë personat fizikë dhe juridikë të vendit, si dhe persona të huaj fizikë dhe juridikë, të cilët nuk kanë të nënshkruar ndonjë marrëveshje e cila është në fuqi për marrjen me qira të tokës shtetërore me MBPEU-në.

Ofertat dhe dokumentacioni duhet të dorëzohen deri më 4.10.2018, ndërsa hapja publike do të mbahet më 9.10.2018 në sallën e madhe për mbledhje në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me fillim nga ora 10-të.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në periudhën e kaluar përmes katër masave aktive ofroi mbi 4.380 hektarë tokë bujqësore shtetërore me qira. Afatet për aplikim të një pjesë të këtyre konkurseve publike kanë përfunduar dhe ofertat po përpunohen. Vetëm konkursi publik për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe mbi tre hektarë me të cilat ndahen mbi 1.090 hektarë në Gazi Babë, Dellçevë, Karposh, Kisella Vodë, Koçan, Ohër, Prilep, Strugë dhe Strumicë, zgjat deri në datën 11 të këtij muaji.

Nga MBPEU i përkujtojnë të gjithë të interesuarit, që të kenë kujdes në kriteret dhe kompletimin e dokumenteve, dhe t’i ruajnë afatet që me kohë t’i nënshkruajnë marrëveshjet.

“Qëllimi final i MBPEU, është shpërndarje e vërtetë dhe joselektive e tokës bujqësore shtetërore, që do të nënkuptojë hapësira të rritura përpunuese dhe prodhimtari e rritur e prodhimeve bujqësore cilësore, konkurruese dhe të sigurta”, thonë Ministria.

Komentet
Top