Loading...

”KONSESUALI”!

56219971_841179322901331_6492006847891898368_n.jpg

Shkruan: Medai Shaholli

(dinjiteti i humbur dhe ndërgjegja e vrarë)

Pendarovski, ky është kandidati konsesual për president të ”dërzhavës”, si i përzgjedhuri i SDSM-së dhe i partiçkave shqiptare të koalicionit qeverisës.

Stevo Pendarovski, kjo figurë e nacional-shovinizmit sllav nën petkun e socialdemokracisë, ka shumë gjasa që përmes votave të derrave dhe dosave shqiptarë të partiçkave tona politike të koalicionit siç janë DUI, DPA dhe Alternativa turkomane, ta zgjedhin në krye të vendit këtë kandidat për President të radhës.

Mesa duket Stevçja i preferuar i koalicionit do të zgjidhet President i ”dërzhavës” së Ali Ahmetit, sipas pazareve politike të anëtarëve të koalicionit qeverisës.

Në mbështetje të trimit të kësaj ndeshje pro Stevçes janë vënë edhe media shqiptare kazan, ashtu siç i quan me të drejtë këto lloj medie Edi Rama.
Kazanët dhe kadrinjtë shqiptarë dhe jo vetëm, çdo ditë e më shumë po na paraqesin Stevon si ëngjëllin e zbritur në tokë, si kandidatin që duhet votuar nga të gjithë.

Nga ana tjetër mund të konstatojmë se, inteligjencia si avangarda dhe udhërrëfyesja e çdo populli, është një bandë gjysmake dhe mediokër që nuk ka mbrojtur kurrë seriozisht vlerat tona kombëtare as ka promovuar vlerat e saja intelektuale, por më shumë është marrë me fjalë të mëdha sesa veprime konkrete pasi për shkak të egos dhe kapaciteteve të dyshimta intelektuale, ata janë bërë vegla të çobenëve të Qahjait.

Sot në krye të maskaradës Presidenciale që po shashtis mendjet e dalldisura të fukarasë qëndron Qahjai i madh (Zajko) i cili përmes çobenëve të tij si Ali Qameti,Taqi dhe turkomani Afrimllari, po ”kullosin” bagëtinë shqiptare me barishte presidenciale.

Kësisoj, edhe më parë bagëtia jonë ka votuar me dëshirë dhe vullnet për President edhe një antishqiptar të dëshmuar si Kiro Gligorovin për President, duke e ditur që më parë qëndrimin e tij ndaj shqiptarëve gjatë komunizmit jugosllav.

Kjo ka qenë dhe është vetëdija jonë e shkapërderdhur kombëtare.

Dhe kështu bagëtia shqiptare e mbushur përplotë me derra të butë dhe të egër, me doçër dhe dosa ka pranuar të humb identitetin dhe dinjitetin e vetë.
Kjo shoqëri po humbet dinjitetin dhe vlerat humane si popull i lashtë i Ilirisë, ku hataja është akoma më e madhe se me këtë indiferencë ndaj dinjitetit të vetë kombëtar ajo pranoi vetëm pak parakohe të quhet në kushtetutë si bashkësi etnike e 20%!

Ikja e rinisë drejtë perëndimit për një jetë më të mirë seç u ka ofruar Qahjai Zajko, është vetëm fillimi i hibridizimit dhe më vonë i asimilimi të një populli që po humb shpresën pastaj dhe identitetin kombëtar.

Nga ana tjetër çobenët shqiptarë të bagëtisë sonë e kanë lënë në dorë të fatit përcjelljen e tyre kodrave dhe lëndinave, duke vrapuar vet pas tepsisë së qahjait për të marr secili atë që do t’u ndajë ai si rracion.
Deri kur kështu…?

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media