Konspiracioni: Kush janë në të vërtetë, Rama, Meta, Berisha, Basha dhe Veliaj

skandaloze-kastriot-myftaraj-thot-euml-se-meka-e-medina-duhet-t-euml-goditen-me-bomba-atomike_hd.jpg

Shkruan: Kastriot Myftaraj

Qeveria e Kanadasë reagoi zyrtarisht duke kundërshtuar si të pavërtetë një tezë që ka qarkulluar në rrafsh global, se Kryeministri i sotëm i Kanadasë, Justin Trudeau është djali i Fidel Kastros. Kanadaja është një shtet serioz dhe e gjen të nevojshme të reagojë, sepse kjo tezë ka një shkallë jo të vogël besueshmërie sa iu përket rrethanave dhe fakteve ku mbështetet. Kuptohet se vendimin për të reaguar zyrtarisht e ka marrë vetë z. Justin Trudeau, Kryeministri kanadez dhe për këtë gjë sigurisht që nuk ka qenë këshilluar me z. Justin Bieber, por me njerëz mendjethellë.
Në Shqipëri, politikanët, për atësinë e të cilëve ka pasur teza të ngjashme, pra se kanë tjetër atësi nga ajo zyrtare, heshtin, duke e quajtur reagimin si një gjë joserioze. A thua se ata janë politikanë më seriozë se z. Trudeau, lider i një prej vendeve më të rëndësishme të botës!
Në Shqipëri shembullin e z. Trudeau duhet ta ndjekin:
1)Edi Rama, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është nipi i Ahmet Zogut.(Gjyshja e tij në vijë atërore ka qenë kameriere në oborrin e Mbretit Zog ku lindi një djalë shtatlartë si mbreti, jo shtatshkurrtër si bashkëshorti legal.)
2)Sali Berisha, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm (ngjashmëria fizike), se është vëllai i Radovan Karaxhicit, babai i të cilit është strehuar disa kohë në Tropojë pas disfatës së Ushtrisë Mbretërore Jugosllave në 1941.
3)Erion Veliaj, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është djali biologjik i ish-presidentit iranian Ahmedinejad, i cili në 1979 ka qenë në Shqipëri si student revolucionar, kur regjimi i Enver Hoxhës kishte marrëdhënie të afërta me regjimin e ri antiamerikan në Iran.
4)Ilir Meta, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është djali biologjik i Baba Reshat Bardhit, ish-kryegjyshit bektashi, me prejardhje nga Luseni i Kukësit, me të cilin ka pasur një lidhje shumë të ngushtë shpirtërore, më tepër se me babain zyrtar. Kështu thotë se paku një sekret nga skuta më e thellë e çantës së zezë të ish-bashkëpunëtorit konfidencial të Metës që vitin e kaluar e tradhtoi atë dhe u bashkua me Ramën.
5)Lulzim Basha, i cili ka një ngjashmëri fantastike me Enver Hoxhën.

Komentet
Loading...
Top