Loading...

Konstituohet këshilli komunal i Zhelinës, zgjidhet kryetari

thumbnail_Seanca-konstituive-e-keshillit.jpg

Këshilli Komunal i Komunës së Zhelinës sot e mbajti seancën e parë konstituiv. Pas formimit të komisioneve të nevojshme, me shumicë votash, me , për kryesues këshilli u zgjodh Liridon Useini, njëherësh edhe bartës i listës së këshilltarëve të Lëvizjes BESA.

Para të pranishmëve fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i Komunës së Zhelinës, i cili Këshillit i uroi punë të mbarë dhe të suksesshme. Kryetari para të pranishmëve gjithashtu uroi që ky Këshill të jetë i hapur për qytetarët dhe në shërbim të tyre, të jetë profesional dhe i paanshëm, të angazhohet për transparencë, llogaridhënie dhe të jetë korrektues i punës së kryetarit dhe administratës komunale.

Këshilli Komunal i Komunës së Zhelinës përbëhet nga gjithsej 19 këshilltarë, 9 të Lëvizjes BESA, 8 të Bashkimit Demokratik për Integrim, një i Aleancës për Shqiptarët dhe një i Partisë Demokratike Shqiptare.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media