Konsumoni vaj arre dhe thuajini lamtumirë stresit

v.jpg

Vaji i arrës është përgatitje natyrale shumë i dobishëm për shëndetin.

Shtimi i aftësive kognitive nënkuptohet porsa t’ia hidhni një sy arrave, por këtë e dëshmojnë edhe studimet e shumta klinike.

Vaji i arrës, në fakt, nxit qarkullimin e shtuar në tru që është kyç për arritjen optimale të aktiviteteve, punën dhe funksionimin e trurit dhe sistemit nervor, e me vetë këtë përmirësohet edhe mundësia e kujtesës, mësimit, shtohet përqendrimi dhe zbutet stresi.

Vaji i arrës është një prej burimeve më të mirë për antioksidues për parandalimin e dëmtimit të indeve nga efekti i radikaleve të lira.

Aktiviteti i fortë i tyre prej një antioksiduesi në masë të madhe e ngadalëson plakjen e në organizëm parandalon shfaqjen e sëmundjeve malinje degjeneruese.

Komentet
Loading...
Top