Loading...

Kontrata për kompensim mujor për punë praktike për nxënësit e EVN klasës

IMG_0497.jpg

Nxënësit e vitit të dytë që janë pjesë e EVN klasës speciale pranë SHMET „Mihajllo Pupin“ nga Shkupi morën kontrata për kompensim mujor. Kompensimi do të ju paguhet për trajnimin praktik që do ta realizojnë në hapësirat e EVN Maqedoni gjatë vitit shkollor. Nxënësit deri tash kanë pranuar kompensim për praktikën verore, ndërsa ky kompensim shtesë është motivim dhe vlerësim i mundit dhe angazhimit të nxënësve gjatë kohës së të mësuarit nëpërmjet punës në EVN. Ky projekt është mënyrë e suksesshme e të ndërtuarit të aftësive që janë të nevojshme në tregun e punës.

Kontratat i ndanë ministresha e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, znj. Milla Carovska dhe kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Shtefan Peter.

„Ky projekt përfaqëson mënyrë të suksesshme të ndërtimit të aftësive të duhura për tregun e punës. I inkurajoj edhe kompanitë tjera ta ndjekin shembullin e EVN Maqedoni, e cila kompani krijoi klasë speciale për aftësim profesional të nxënësve të shkollës së mesme. Përfitimet e këtij lloji të shkollimit ekzistojnë dhe ky shkollim siguron kuadro profesionale dhe nxënësit përveç që aftësohen profesionalisht, gjithashtu marrin edhe kompensim për punën praktike por edhe punësim menjëherë pas përfundimit të shkollimit. Në këtë mënyrë zgjidhet mungesa e kuadrove profesionale, mungesë që viteve të fundit është më e theksuar dhe njëkohësisht zvogëlohet papunësia.“ tha ministresha Carovska.

Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Shtefan Peter theksoi se është kënaqësi të ju ndihmohet nxënësve që me sukses e kanë kryer vitin e parë në EVN klasën dhe që janë të përgatitur për njohuri dhe sfida të reja. „EVN Maqedoni është kompani me përgjegjësi sociale e cila kujdeset për ardhmërinë e tinejxherëve të Maqedonisë dhe me këtë projekt „20-20-20“ ne i mësojmë se si të punojnë. Këta nxënës janë veçmë në vit të dytë dhe mund të shkojnë në terren për të punuar punë reale sikur elektromontuesit tanë. Për shkak se marrin një lloj përgjegjësie në terren, nga sot ata do të fitojnë kompensim të përshatshëm. Ky është një reflektim i modelit austriak i shkollimit të dyfishtë përmes së cilit nga njëra anë fitoni edukim nga shkolla, ndërsa tek kompanitë e fitoni ndjesinë për punë në terren.“ deklaroi z. Peter.

Drejtori i SHMET „Mihajllo Pupin“ z. Dimitar Gjorgjiev falënderoi EVN për mbështetjen që e jep përmes këtij projekti dhe lajmëroi se në oborrin e shkollës do të ndërtohet poligon ku nxënësit do të mund të realizojnë punë praktike.

EVN është kompania e parë e cila merr pjesë në afirmimin e arsmimit të dyfishtë me qëllim të krijimit të kuadrove të reja profesionale të cilat menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm do të mund të bëhen pjesë e kompanisë. Qëllimi i projektit „20-20-20“ është që rreth njëzet nxënësve nga çdo gjeneratë, pas përfundimit të suksesshëm të shkollimit, të ju ofrohen oferta për punë dhe pagë mujore prej 20.000 denarë.

Komentet
Top