Kosova importon edhe rrëmojsa !

cackalice-domacinstvo-1346448981-203716.jpg

Kosova shpesh herë është kritikuar për numrin e madh të mallrave të importuara krahas eksportit të tyre. Ekonomitë familjare të vendit përdorin shumë produkte të importuara e më pak vendore.

Vendi ynë importon madje edhe disa produkte prodhimi i së cilave nuk kërkon ndonjë procedurë të vështirë apo të sofistikuar.

Duket se edhe rrëmojësat që kosovarët i përdorin janë të ardhura nga Kina e largët. Në fakt është vlera prej plot 50 mijë euro rrëmojsa që Kosova importon brenda një viti, ndërsa 99 për qind të tyre janë me prejardhje nga Kina, shkruan Gazeta Metro.Kjo e dhënë është bërë publike nga Instituti GAP.

Komentet
Loading...
Top