Loading...

Kosovarit i cenohet 35 vjet burg për shpërndarje të dhënash me ISIS-in

iStock_000012339777Medium2.jpg

Në Virxhinia Ardit Ferizi, 20 vjeçari me prejardhje nga Kosova është ballafaquar me akuza për terrorizëm,i akuzuari nr.1 për depërtim në të dhënat personale të 1,351 pjesëtarëve të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe dërgimin e tyre në grupin ekstremist, Shteti Islamik, dje për herë të parë është paraqitur në një gjykatë amerikane.Ai është ekstraduar nga Malajzia, ku ai ishte arrestuar në muajin tetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Shteteve të Bashkura.

Sipas të dhënave të departamentit amerikan theksohet se hakeri nga Kosova kishte depërtuar në një server kompjuterik online të një kompanie tregtare në Shtetet e Bashkuara dhe kishte vjedhur të dhëna identifikuese për pjesëtarët e ushtrisë. Zyrtarët amerikanë e kanë quajtur rastin e të akuzuarit Ferizi si “llojin e parë të këtillë”, kur vitin e kaluar ishte shpallur arrestimi i tij.

Ai mund të dënohet me burg në kohëzgjatje prej 35 vitesh, nëse shpallet fajtor.

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media