Loading...

Kreshnike Iljazi përfundon me sukses sfilatën e 3 me rradhë

13.jpg

Tetova njihet si qytet ku ka shumë artist të sferave të ndryshme si kënga, aktrimi, pikturimi por shumë pak në pjesën e dizajnit.

Kreshnike iljazi, dizajnerja tani më e njohur për publikun Tetovar edhe më gjërë, vazhdon të jetë si një ndër studentet më të dalluara dhe më të suksesshme nga moshtaret e saj në Fakultetin e Artit dhe Dizajnit në Universitetin Europian në Shkup.

Së fundmi, u organizua java e modës në Shkup ku ishte e pamundur të mungonin modelet e dizajnuara dhe të punuara nga dizajnerja Kreshnike Iljazi për koleksionin Pranverë/Verë.

Për portalin tonë, ajo u shpreh se inspirimin për këto modele e ka marrë prej kristaleve dhe se dizajni është bërë krejtësisht nga ajo dhe më pas i njëjti është printuar në material./ShqipMedia

 

Komentet
Top