Loading...

“Krimi s’ka komb dhe fe”

majlind-mustafa.jpg

Shkruan: Majlind Mustafa

Krimi mbi të gjitha nuk gëzon askënd,përveç atyre që jetojnë me këtë gjë,por edhe kur ajo kryhet ka vetëm një adres që është emri dhe mbiemri i personit,që normalisht mban mbi vete çdo përgjegjësi.Krimi është fenomen shoqërore-që qysh në shoqerinë primitive janë verejtur orvatjet e luftimit të krimit.Hisotria e civilizimit është e lidhur edhe me historinë e krimit,përshkak se historia e krimit përherë ka zgjuar frikë,pasiguri dhe t’merr ndër qytetarë e në të njejtën kohë edhe interesim.Krimi dhe sjelljet e ndryshme kriminale në botën e sotme janë bërë temë e mediave të shkruara dhe atyre elektronike.Programet filmike,TV-të,video-klubet,rrjetet sociale janë përplot me tema dhe përmbajtje të krimeve,vrasjeve,dhunës dhe sjelljeve patologjike që sjellin porosi negative. Sulmet ndaj vlerave të shoqërisë, duke filluar nga më e rënda – vrasje e deri te më të voglat, paraqesin një të keqe për bashkësinë njerëzore, sepse me ato çrregullohen marrdhëniet shoqërore ekzistuese.

Vrasja e dy turisteve Çek,në Shqiperi bëri një bujë të madhe mediatike,duke u karakterizuar në këndveshtrime të ndryshme,madje edhe individ dhe persona publik nuk nguruan për të shkruar rreth kësaj çështje,çdo kush kishte përceptimin e vet personal.Çështja u ngrit aq lartë saqë dikush i’u kërkonte falje Çekëve për krimin dhe në një far mënyre duke aluduar në atë se të gjithë jemi të këtij lloji,dikush thoshte që duhet vetëm të ndjehemi të indinjuar por jo të përgjithesohet kjo vrasje sa që një Komb të tërë t’a shëndrosh në kriminel dhe vrasës.-Por realisht në këtë ngjarje,u arit diçka që krimi të mos personifikohet me Kombin,por me individin si pergjgjës absolut mbi çdo vepër që kryen.Krimi nuk ka as Komb as Fe,atë mund t’a bëj cdokush në çdo kohë, por ajo që s’mund t’a bëjë gati të njejtë krimin janë motivi,ka motive të ndryshme që nxisin personin per te kryer nje akt kriminal.Rastet e tilla duhen izoluar dhe jo përgjithësuar, sepse s’mund të mallkojmë të gjithë njerëzit e një kombi për një individ i cili mban përgjegjësi për atë se çfar vepron. Ajo që vlen të theksohet është që ne së bashku si shoqëri duhet t’i kundërvihemi këtyre dukurive krejtësisht destruktive dhe të panevojshme për një shoqëri të civilizuar, duhet të jemi therrë në sy e cdo njërit që në kokën e tij ka vetëm kallashnikovin, vrasjen, plackitjen dhe veti tjera,për sa kohë ne të jemi të tillë ne mund të reduktojmë numrin e këtyre akteve të shëmtuara. Por nëse marim edhe raste të vrasjeve që kanë qenë shumë herë më të rënda se kjo që ndodhi ne Shqiperi që janë bërë në vende të ndryshme që në të gjitha rastet është shprehur keqardhje për viktimat por jo edhe përgjithesim të fajit,dhe mbi të gjitha nuk janë Kombet që vihen në bankën e akuzës por individët.

Shkaqet e krimit janë të varura edhe nga vetë shkalla e civilizimit orientimit ideor dhe përcaktimit personal,por kjo nuk do të thot që ne sot e kësaj dite nuk kemi mendje primitive që në kokat e tyre kanë vetëm keqbërjen dhe sjelljet anti-njerëzore. Të mos ndjehemi të kënaqur me toneleatat e drogës që i kemi nxjer në Europë për plackitjet,vrasësit serik,përderisa me kësi lloj gjërash ndjejmë satisfaksion atëher ne kurrë nuk do të mund që të ndertojmë një të ardhme e cila nuk do n’a vras të ardhmen tonë.-Në fund krimet kanë jetuar në cdo kohë dhe do të jetojnë, por ajo që ne duhet të bëjmë është që të përpiqemi maksimalisht për parandalimin e tyre që në këtë mënyrë,të fitoj edhe shoqëria jonë,edhe turzmi jonë edhe të gjithë që jemi pro një të ardhmeje anti-kriminale!

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media