Kriminelët e luftës, heronj të Serbisë

012.jpg

Nga Jakup Krasniqi

Lirimi i Vladimir Lazareviq-it, i dënuar në Hagë për krime lufte, është liruar dhe pritur në Serbi si hero. Kjo është dëshmia më e mirë sesa të thella janë në “Serbinë e re” rrënjët e krimit e të gjenocidit që ka ushtruar regjimi serb në Kosovë.

Ky rast do të duhej t’ju fliste diçka qeveritarëve tanë, të cilët janë në gjendje t’i qërojnë hesapet me opozitën e bashkuar, e cila është vërë në mbrojtje të interesit kombëtar e shtetëror të vendit.

Qeveritarët tanë duhet ta nxjerrin mësimin e duhur nga zyrtari i lartë i Serbisë, i cili hyn në Kosovë sa herë të dojë e pa ia prishur timin e duhanit. Ja çka thotë Vulini për lirimin e Vladimir Lazareviq-it, të cilin dje e priti në aeroportin e Nishit, të dënuarin e Hagës, gjeneralin Vladimir Lazareviç, ai tha: “është krenar se Lazareviq më në fund është i lirë, ngase ai luftoi me heroizëm për vendin e tij”, transmeton “KosovaPress”. “Ai u mirëprit nga shteti siç duhej të bëhej, Serbia nuk është më një vend që heq dorë nga heronjtë e saj, ky është një vend që krenohet me gjeneralët e tij”, tha Vulin për televizionin “Pink”.

Kjo do të thotë se Serbia nuk duhet të heqë dorë nga krimi e gjenocidi që e ushtruan në Kroaci, B e H e në Kosovë, për çka ishte i dënuar Lazareviq-i. Kjo është dëshmi se ajo as që do t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, me viktimën e saj të fundit. Ndërsa Kosova duhet të heqë dorë nga lufta e saj e lavdishme dhe heronjtë e saj. Kështu është kur në qeverisjen e vendit qeverisin ata që jo vetëm që nuk ndiejnë obligim që t’i mbrojnë frytet e luftës çlirimtare, por përkundrazi ata në mënyrë më të pa pafytyrë akuzohen, madje edhe nga përfaqësues të popullit në institucionet e shtetit?!

A duhet t’i thërrasin mendjes qeveritarët tanë?

Unë them Po! E Ju?

Komentet

Leave a Reply

Top