Loading...

Kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut me inicijativë për mekanizëm të përbashkët për menaxhim me përmbytjet

thumbnail_mercure-workshop6.jpg

Kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut zyrtarizuan inicijativën për përmirësim të bashkëpunimit ndërkomunal në sferën e menaxhimit me përmbytjet dhe rreziqeve tjera përcjellëse. Përmes formimit të një mekanizmi të përbashkët funksional për bashkëpunim, komunat do të ndajnë resurse për të shumëfishuar efektet nga mbrojtja nga përmbytjet dhe do të shfrytëzojnë potencijalet për zhvillim të rajonit.

Kjo inicijativë përkrahet nga UNDP në kuadër të projektit Përmirësim të qëndrueshmërisë ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut, i finansuar nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariati Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO).

“Që të arrihet një përmirësim i vërtetë i qëndrueshmërisë ndaj përmbytjeve, përkrahja e jashtme nuk është e mjaftueshme. Zgjidhjet duhet të dalin nga më të prekurit dhe më të rrezikuarit – nga vetë komunitetet dhe nga institucionet kompetente në nivel lokal dhe qendror”, deklaroi Louisa Vinton, Përfaqësuese e përhershme e UNDP në Maqedoni, në takimin me kryetarët e komunave dhe kryetarët e këshillave komunal të rajonit të Pollogut.

Në takimin punues që u mbajt në Tetovë, u shqyrtuan qëllimet e projektit si dhe rezultatet më të fundit nga analizat gjithëpërfshirëse të rreziqeve nga përmbytjet në rajon. U hap debat edhe për masat që pritet të implementohen në vitet e ardhëshme si përgjigje ndaj sfidave, si dhe roln që komunat dhe institucionet tjera do të kenë në realizimin e tyre.

U theksua nevoja që edhe vetë komunat të marrin pjesë në financimin e projektit, si plotësim i mjeteve donatore nga Zvicra, me qëllim që të theksohet nevoja e investimeve për prevencion nga përmbytjet dhe qëndrueshmërisë së tyre afatgjate.

Vetëm në periudhë prej disa viteve, në rajon ndodhën disa përmbytje të cilat morrën edhe viktima në njerëz dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale. Për shkak të kompleksitetit të problemit dhe zgjidhjeve të cilat duhet të prezantohen në afat të gjatë, siç edhe u theksua në takim, u njoh nevoja për të bashkuar forcat në mbrojtjen e popullsisë dhe të mirave materiale nga përmbytjet dhe efekteve tjera përcjellëse negative.

Komentet
Top