Loading...

Kryetari i PDSH-së takoi ambasadorin e Mbretërisë së Holandës

Thaci-Plomp.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, z.Wouter Plomp.

Në takim është biseduar për situatën politike në vend, procesin e integrimit, zhvillimet në dialogun midis partive politike, si dhe për tema të tjera në interes të përbashkët.

Kryetari Thaçi fillimisht e uroi Ambasadorin Plomp për emërimin e tij si Ambasador në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se bashkëpunimi i mirë me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim duke folur për marrëveshjen e 2 Qershorit dhe zbatimin e saj, Kryetari Thaçi vlerësoi se kjo marrëveshje nuk do të ketë asnjë vlerë pa eliminimin e mundësisë së manipulimeve, vjedhje edhe falsifikimit të zgjedhjeve, andaj në këtë drejtim kërkoi përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë për reforma në kodin zgjedhor, si dhe krijimin e mekanizmave me të cilat do të garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike. Kryetari Thaçi theksoi se prioriteti i PDSH-së në tërë këtë proces është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike, me të vetmin qëllim eliminimin e parregullsive të deritanishme siç janë vjedhja e votave dhe falsifikimi i rezultateve.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp theksoi se vendi i tij përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend si dhe mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Kryetari Thaçi e siguroi Ambasadorin Plomp se Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të kontribuojë dhe të jetë pjesë e proceseve demokratike dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.

Komentet

Leave a Reply

Top