Kumanova: Dëshmi të reja për grupin e armatosur

193190.jpg

Njëri nga qëllimet e grupit të Kumanovës ka qenë vendosja e një njeriu të tyre në pozicionet më të larta të pushtetit ekzekutiv. Ky skenar, sipas detajeve të pakonfirmuara në Alsat M, ka qenë pjesë e deklaratës së dhënë të njërit prej udhëheqësve të arrestuar para organeve hetuese, Sami Ukshini i njohur si komandant Sokoli. Pa shpjeguar kur dhe si, ai në deklaratën e tij ka thënë se dëshironin të kenë një ministër në qeverinë e ardhshme, që do ti mbronte interesat e tyre. Njeriun të cilin e theksoi se ka qenë i angazhuar ta sigurojë, ka qenë i punësuari në Agjencinë e inteligjencës me inicialet SH.M., identitetin e të cilit pastaj e publikuan mediat vendore dhe të rajonit.
Gjatë dhënies së deklaratës, burimet tona jozyrtare thonë se Sokoli ka përdorur fjalë të
shëmtuara ndaj liderëve politikë shqiptarë në Maqedoni. Por urrejtje më të madhe ka shprehur ndaj kryetarit të komunës së Likovës dhe nënkryetar i BDI-së, Sadullah Durakut. Informacionet tona deri tani të pakonfirmuara, flasin se pikërisht është personi i cili në deklaratën e tij vuri në dukje informacionin që e publikuam dy ditë më parë. Gjegjësisht, në dëshminë e tij para hetimeve thuhet se ai ka thënë se ai personalisht ka qenë dëshmitar i një regjistrimi të një bisede telefonike që e kanë bërë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj me zyrtarin e Agjencisë së Inteligjencës SH.M. dhe personin i cili është prezantuar si këshilltar i sigurisë së Presidentit.
Derisa nga shumë vende të ndryshme në opinion arrijnë informacione për takime mes zyrtarëve të Agjencisë së Inteligjencës dhe anëtarëve të grupit të Kumanovës, akoma nuk ka qëndrim zyrtar nga ky institucion. Ata deri tani vetëm se u kërcënuan me padi ndaj gazetarëve dhe mediave që publikuan identitetin e SH.M., por nuk u përgjigjen në pyetjet tona për 10 ditë- nëse kanë pasur takime me udhëheqësit e grupit para ngjarjeve të datës 9 maj dhe të cilit karakter ishin ato. Përkundër përpjekjeve të shumta, nuk kemi asnjë koment edhe nga Presidenti dhe komandanti suprem Gjorge Ivanov.
Dhe ndërsa nuk ka përgjigje për dilemat e shumta për ngjarjet rreth Kumanovës, në mediat e afërta me qeverinë, filluan të shfaqen dhe tekste që i ngjajnë njoftimeve të Agjencisë së Inteligjencës. Më saktë lëshohen informacione se një kryeredaktor në një televizion qëllimisht punon kundër Agjencisë së inteligjencës së Maqedonisë duke njoftuar detajet e ngjarjeve para dhe pas rastit të “Kumanovës”. Alsat

MPJ konfirmon vërtetësinë e dokumentit, nuk jep detaje për kundërthëniet për Ndrecajn dhe Rizajn

Ministria e Jashtme e Maqedonisë e konfirmoi autenticitetin e dokumentit të publikuar nga televizioni Alsat M para 3 ditësh, përmes të cilit MPJ-ja e kishte njoftuar ambasadën e Kosovës se mes personave të arrestuar nga policia gjenden edhe Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, të cilët më vonë rezultuan të vdekur.
“Ajo ishte listë preliminare, e të gjithëve në identifikim dhe ne si Ministri e Jashtme e kemi marrë për përdorim të mëtutjeshëm. Atë e përcollëm edhe deri tek Ambasada e Kosovës në Shkup”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Ministrisë së jashtme për televizionin Alsat M.
Në këtë listë preliminare që e quan MPJ nuk figurojnë emrat e 8 persinave të tjerë që humbën jetën gjatë aksionit por qëndrojnë ata të Mirsad Ndrecajt dhe begë Rizaqjt.
Nga dikasteri i Nikolla Poposkit nuk japin asnjë shpjegim për fatin e dy kryesuesve të grupit të Kumanovës. Alsat M iu drejtua sot me të tjera pyetje Ministrisë së Jashtme, se si ka ndodhur që në momentin e shkresës zyrtare të dërguar institucioneve kosovare, Shkupi zyrtar ka thënë se Rizaj dhe Ndrecaj janë të gjallë dhe të arrestuar, ndërsa vetëm pak ditë më vonë Ministria e Brendshme njoftoi se të dy gjenden në mesin e viktimave. ALSAT M pyet gjithashtu MPJ-në se pse në këtë listë preliminare që është dërguar 3 ditë pas aksionit në Kumanovë nuk figurojnë emrat e 8 personave të tjerë që kanë humbur jetën gjatë aksionit, Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Sami Kastrioti, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesela dhe Nusret Kaloshi. Deri në këtë moment nuk kemi marrë përgjigje plotësuese nga Ministria e Jashtme edhe pse premtuan se do të përgjigjen brenda ditës. Ambasadori i Kosovës në vend Ylber Hysaj nga ana tjetër vazhdon të heshtë dhe të mos bashkëpunojë me mediat për të zbardhur të vërtetën e plotë rreth dokumentit të adresuar për të nga institucionet e Shkupit. Për të tretën ditë me radhë Alsat M kërkon qëndrim prej tij, por kjo është përgjigjja e vetme që morëm sot.
Hysa si duket për fundjavë ka zgjedhur të qëndrojë në Greqi , ndërsa ne do të vëzhdojmë të presim kthimin e tij dhe përgjigjen e tij lidhur me këtë rast. Dokumenti i Ministrisë së Jashtme drejtuar ambasadës së Kosovës ku thuhet se Komnadant Nato dhe Komandant Begu janë të arrestuar, mban datën 12 maj, ndërsa vetëm një ditë më vonë, Ministria e Brendshme përmes një komunikate zyrtare për mediat i shpalli të vrarë të dy kosovarët. Zbardhja e të vërtetës për rastin e Kumanovës mund të bëhet vetëm me hapjen sërish të një hetimi mbi ngjarjet e 9 dhe 10 majit. Deri tani zyrtarisht një gjë të tillë nuk e ka kërkuar askush. Hetim të ri mund të kërkojnë autoritet e Kosovës por edhe ato të vendit, të cilët deri tani nuk kanë treguar gatishmëri për një gjë të tillë./Alsat

Komentet

Leave a Reply

Top