Kumanovari afër kontratës me Grashopersin

Naser-Aliji.jpg

Futbollist i mirënjohur nga Kumanova, Naser Aliji është shumë pranë firmës me një nga klubet më të njohura në Zvicër, Gras-hopers. Aliji është prej dy ditësh është në prove te ky klub, më shumë për të parë gjendjen e tij fizike, sesa për të testuar kapacitet sportive, para se të diskutohen detajet e kontratës. Për shërbimet e tij është interesuar personalisht trajneri Marat Jakin, që e afroi me ekipin e parë të Bazelit dhe i dha mundësinë të debutonte në elitën e futbollit zviceran. Aliji është pranë kthimit të rregullt në fushën e lojës, një nga kushtet që i kishte vendosur trajneri Panuçi për ta afruar rregullisht në radhët e kombëtares së Shqipërisë.

Komentet
Loading...
Top