Loading...

Kuponi tatimor, shkaktar i shumë sëmundjeve, përmban kimikate

fiskalna-smetka.jpg

Një pjesë e mirë e jona ka qoftë një kupon tatimorë në xhep dhe nuk na i priste mendja kurrë sa të rrezikuar jemi.

Studimet japin alarmin se duhet treguar shumë kujdes pasi më shumë se 90% e tyre përmbajnë kimikate, të cilat janë konsideruar shkaktare të autizmit, diabetit, kancerit dhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Kuponët përmbajnë substanca kimike si Bisphenol A (BPA) dhe Bisphenol S (BPS), të cilët reagojnë me receptorët e hormoneve të estrogjenit dhe tiroides. Ky kontakt i rrezikshëm bëhet shkak për infertilitetin, autizmin, obezitetin, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit.

BPA dhe BPS i shtohen faturave për ta bërë shkrimin më të errët pa qenë nevoja të përdoret bojë, madje gjenden edhe në shishet plastike të produkteve për bebe. Administrata Amerikane e Ushqimit e ka ndaluar rreptësisht që BPA-ja të përdoret në produktet për bebe, ndërsa Komisioni Europian do të ndalojë që kimikati të shtohet tek faturat pas vitit 2020.

Kush rrezikohet më shumë?

Arkëtarët dhe punonjësit e marketeve printojnë shumë fatura në ditë dhe si rrjedhojë kanë nivele më të larta të BPA-së dhe BPS-së në gjak dhe urinë. Këshillohet që të mos përdoret xhel antibakterial ose kremra të ndryshëm nëse punoni në vende të tilla, pasi kimikatet përthithen më lehtësisht. Kjo këshillë vlen edhe për konsumatorët.

Çfarë duhet bërë?

Normalisht që nuk ju këshillojmë të mos e merrni kuponin, por derisa Komisioni Europian të marrë masa, mundohuni ta prekni me një qese ose letër dhe shmangni kontaktin me produktet ushqimore. Në fund, sigurohuni të lani duart mirë.

Komentet
Top