Loading...

Kur ekipi me vlerë 30 mijë euro ndal armatën 400 milionëshe!

auto_Kur-ekipi-me-vler-30-mij-euro-ndal-armat-n-400-milion-she-8230-_TS_04-09-17_4478498076_1504518638.jpg

Franca dhe Luksemburgu barazuan pa gola në eliminatoren e luajtur në Tuluzë, duke ngatërruar llogaritë në Grupin A, por mbi të gjitha duke treguar se në futboll paratë nuk janë gjithçka. Franca, me disa nga “yjet” më të mëdhenj të futbollit botëror në qarkullim dhe me emrat më të shtrenjtë të merkatos së verës është ndalur në barazim pa gola nga një përfaqësuese, që nuk kishte arritur asnjë rezultat pozitiv ndaj transalpinëve në 103 vite histori. Franca mbetet në vendin e parë të grupit, por Suedia e vendit të dytë është më pranë dhe llogaritë mbeten të hapura, raporton telesport.

Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Thomas Lemar, Paul Pogba dhe Alexandre Lacazette janë disa nga futbollistët që në një ditë të vetme marrin aq sa është kosto e të gjithë skuadrës së Luksemburgut. Pikërisht kështu, Luksemburgu, ku vlera totale e futbollistëve në merkato nuk i kalon 30 mijë eurot, arriti të shmangë humbjen ndaj një superfuqie të futbollit botëror, që po të mbledhim koston e kartonit të çdo lojtari shkon 400 milionë euro. Ndoshta pikërisht sepse është i paparashikueshëm futbolli është sporti më i ndjekur i planetit. Një ekip që kushton 30 mijë euro mund të barazojnë ndaj armatës 400 milionëshe.

Komentet
Top