Kur sekretet e yjeve i zbulojnë truprojet e tyre

0246.jpg

Kush i di sekretet më të mëdha të yjeve? Natyrisht, shërbyesit e tyre. Në këtë shkrim do ta shihni se kush e urren të bëj dush, kush e pëlqen të ecë gjysmë i zhveshur dhe kush hedh thika kur është i zemëruar.

Jennifer Aniston e pëlqen që të endet gjysmë e zhveshur, tregon truproja e saj. “Kur në mëngjes e hap derën, më pret me sutjene të tejdukshme dhe në brekë. Aq shumë herë e kam parë në gjendje të tillë, sa i di të gjitha shenjat në trupin e saj”, thotë ai.

Mary-Kate Olsen është edhe një e famshme tjetër e cila nuk ka turp të zhvishet para truprojave. “Kur blenë rrobat e reja, ajo i vesh ato në ulësen e pasme të veturës, por paraprakisht i zhvesh të gjitha rrobat. Të gjithë truprojat e saj ndjehen pakëndshëm për këtë, por duhet ta gëlltitin”, tregon njëri nga truprojat e saj.

Kur Jennifer Aniston e thërriste ish-burrin e saj Brad Pitt në telefon, Angelina tërbohej dhe shpesh gjuante me thika në mur gjatë grindjes me Brad-in, ka rrëfyer një ish-truproje i çiftit të njohur.

Julia Roberts dhe burri i saj Denny Modern me ditë të tëra nuk lahen, pasi ata e pëlqejnë aromën natyrale.

Këngëtarja Pink e pëlqen që të përziej pije të ndryshme alkoolike dhe shpesh e zë gjumi. Njëherë ajo kishte humbur ndjenjat në karrige në selinë e “Playboy”-it.

Paris Hilton e pëlqen “të vjedh”. “Parisi e ka zakon të marr palltot, stolitë dhe këpucët e të tjerëve, pra gjithçka që i bie në dorë. Në një aheng, më ka kërkuar që të fsheh disa palë këpucë nën pallton e saj dhe t’i nxjerr jashtë”, thotë një ish-truproje i saj.

Një ish-truproje i Johnny Depp-it, ka rrëfyer se si ai blen rroba. “Kurrë nuk do ta shihni në një dyqan të cilën zakonisht e frekuentojnë të famshmit. Truprojat ia sjellin rrobat në shtëpi, të cilat ai dëshiron t’i blejë ku i provon”, thotë ai.

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top