Kush e bezdis?

messi-tiene-una-oferta-huawei-1457944678424.jpg

Lionel Messi nuk luajti si titullar as në ndeshjen ndaj Sporting, duke qenë kështu ndeshja e dytë në Champions League të cilën nuk e nis nga minuta e parë. Është një ndryshim shumë domethënës në mënyrën e tij të vijimit, sepse në të kaluarën ai kërkonte që të luante gjithmonë, madje edhe Guardiola e pat pranuar se një herë që e zëvendësoi, argjentinasi u inatos shumë. Në një intervistë për “TyC Sports”, Leo Messi u shpreh se: “Është dreqin shumë e vështirë që të qëndrosh në pankinë, sepse nga jasht e sheh gjithçka shumë më lehtë dhe sheh gjëra të cilat nuk i sheh nga brenda fushës. Ndonjëherë me pyetje: ‘Pse nuk e bën atë gjë, ishte e lehtë?’ Por në fushë jo gjithçka është aq e lehtë”.

“Sezoni është shumë i gjatë dhe i vështirë dhe unë duhet të pranoj të luaj më pak. E kuptova këtë sepse ka shumë ndeshje në një sezon. Gjithashtu vitet shtohen dhe ndihen, ndërkohë që trupi nis të lodhet nëse luan të gjitha ndeshjet. E kuptoj që është më e mira”, vijoi Messi. Ky i fundit, në lidhje me garën e tij me Cristiano Ronaldo, për trofeun e “Topi i Artë” që do të shpallet ditën e enjte. deklaroi: “Trofetë individual nuk janë shtysa ime. Unë jam i interesuar në nivel grupi. Ishte e bukur që fitova në nivel individual, veçanërisht në vitet e para, por tani i jap rëndësi grupit, sepse dua të fitoj më shumë kampionate dhe Champions, si dhe një titull me Argjentinën. Këto janë tashmë prioritetet e mia”.

Komentet
Top