Loading...

Kush është Ismet Sylejmani, kosovari i vetëm që ende e lavdëron Ahmetin?

ismet_sylejmani_ali_ahmeti_esh.jpg

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë kohë konsiderohej si njeri i cili më shumë autoritet ka në qarqe në Kosovë se në Maqedoni. Lëvdatat e pareshtura që i vinin prej Kosove, nga Ahmeti dhe partia e tij shfrytëzoheshin si “infuzion” në çdo fushatë parazgjedhore. Mirëpo pas Natës së tradhtisë në Kumanovë, gjërat kanë ndryshuar. Prej atëherë, asnjë figurë e rëndësishme kosovare nuk e mbështet Ahmetin edhe pse siç marrim vesh nga Reçica e Vogël disa herë janë dërguar kërkesa në Prishtinë, që tani të ketë ndonjë prononcim për “të kaluarën e lavdishme” të kryeintegristit. Përgjigje pozitive nuk ka ardhur nga asnjë figurë e rëndësishme. Në këtë situatë, Ahmeti është i detyruar të kënaqet me mbështetjen që i vjen nga Ismet Sylejmani, për momentin kosovari i vetëm që ende lavdëron haptazi kryetarin e BDI-së. Deri tani ai ishte plotësisht anonim për opinionin në Maqedoni.

Mirëpo mediumet në gjuhën shqipe që përkrahin VMRO-DPMNE-në, shpejt e shpejt ia ngjitën etiketën “veprimtar i njohur”, që lëvdatat e tij të kenë sa më tepër peshë para opinionit. Megjithatë Sylejmani nuk duket shumë i denjë të arsyetojë epitetin “veprimtar i njohur”, sepse në paraqitjen e tij të parë bëri skandal në shënimin e përvjetorit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, me dekoratën “Abaz”. Dhe në vend se ta ndihmojë, ai edhe më tepër e koriti Ahmetin, sepse skandali “Abaz” shkaktoi revoltë të madhe në opinion.

Për shkak të mungesës së nivelit të duhur të Sylejmanit për t’i dhënë ndonjë “infuzion patriotik” Ahmetit, marrim vesh se integristët janë duke vazhduar financ-lobimin për të siguruar mbështetje nga ndonjë figurë tjetër kosovare gjatë fushatës parazgjedhore. Fushata do të tregojë nëse do të arrijnë sukses në këtë drejtim./Lajm

abazi

Komentet

Leave a Reply

Top