Loading...

KUSH ËSHTË KAUBOJSI I PAOK-ut/ Pronari i gjysmës së Greqisë, njeriu i Putinit në Evropë…

100373321_paokpresident_reuters.jpg

Pronari i klubit të futbollit PAOK, Ivan Savidis tashmë person në kërkim, u fut i armatosur në terren pasi arbitri guxoi të anuloi golin e ekipit të tij, që po luante me AEK-un. Në semafor ngeli 1:0 për PAOK-un, stadiumi shpërtheu ndërsa pamjet e këtij kaubojsi që u nis i armatosur në drejtim të arbitrit, bënë xhiron e botës.

Menjëherë filluan edhe gërmimet, kush ishte ky njeri?!

Ivan Ignatjeviç Savidis është i lindur në vitin 1959 në Gjeorgji. Sipas “Forbs”, pasuria e tij vlerësohet 750 milionë dollar dhe renditet si rusi i 30 më i pasur në botë. Por në fakt, ai është grek. Jeta e këtij miliarderi ishte shumë interesante, që nga mosha 14-vjeçare iku nga shtëpia në Rostov, ku u mor me kultivimin e duhanit, ditën duke mbështjellë cigare e natën duke i dhënë provimet. Dhjetëra vite më pas u bë doktor i shkencave, por edhe kultivuesi më i madh i duhanit!

Kompania e tij “Donskoj Tabak” për një vit prodhon 30 miliardë cigare, pra çdo të dhjetën paketë që konsumojnë rusët, vjen nga fabrika e tij. Deri tek kjo pasuri, meritat më të mëdha, thonë për Stavidisin, i ka shkathtësia e tij, por nuk duhet harruar se miqësia e ngushtë me Vladimir Putin ka ndikuar në masë të madhe në rritjen e mbretërisë së tij.

vetëdijshëm që Udhëheqësi e ka dobësi Armatën e Kuqe, Savidis i fal çdo vit nga një miliardë cigare, ushtarëve që i shërbejnë atëdheut. Ai edhe vetë ishte ushtar dhe kishte gradën e majorit.

Vendi i cili para disa viteve, vetëm sa nuk falimentoi, ishte një poligon i mirë për investime. Më saktë, blerja e shtyllave kryesore të shtetit i cili kishte një pozitë të jashtëzakonshme gjeostrategjike.

Për fillim, në shtetin e të parëve të tij, Savidis zgjodhi Selanikun. Aty bleu shumë gjëra: portin, lagje të tëra banimi dhe pjesë në bregdet, depo të shumëta dhe të mëdha, depo duhani, fabrikën e ujit, njërin prej hoteleve më luksoze në këtë pjesë të Evropës, “Macedonia Palace”, si dhe disa fshatëra turistike. Mori televizionin lokal dhe tri gazeta ditore, e në verën e vitit 2012, futjen në listën e Forbsit, si njëri ndër njerëzit më të pasur në botë, e festoi me blerjen e simbolit sportiv të qytetit – klubin e futbollit, PAOK.

Klubi të cilin Savidis e bleu ishte sikur se qyteti të cilin gjithashtu e bleu, në faliment. Natyrisht, 11 milionë euro sa ishte borxhi i PAOK-ut, të cilin Savidis menjëherë e likuidoi, nuk ishte asgjë për një njeri kaq të pasur.

Nuk duhet ndonjë analizë e thellë, për të ardhur në përfundimin se Savidis punon për Putinin, në pjesën e botës ku Rusia dhe SHBA luftojnë. Pronari i gjysmës së Greqisë, i cili nuk flet gjuhën greke, e shikojnë si perëndinë – njeriun i cili i shpëtoi nga kriza e madhe, nuk guxon askush ti kundërvihet.

Komentet
Top