Loading...

Kush është talenti që po e kërkon e gjithë Evropa – VIDEO

ccc-650x358.jpg

Manchester United, Arsenal, Milan e PSG janë disa nga skuadrat që interesohen për shërbimet e Joao Felix.

Portugezi 18 vjeçar është pjesë e Benfica B, ende nuk ka debutuar me skuadrën e parë dhe ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro.

Historia e Felix është interesante. Në moshën tetë vjeçare iu bashkua Portos, rivalit kryesore të skuadrës aktuale.

Për shtatë vite ishte pjesë e Portos, për t’u larguar nga gjiganti portugez me arsyen se nuk qëndronte mirë fizikisht. Ai më vonë iu bashkua Padroenses, ndërsa nga fundi i vitit 2016 është pjesë e Benficas B.“Pozicioni im i preferuar është si një mesfushor sulmues, por çfarëdo që më kërkon trajneri unë jam gati të bëjë. Unë jam në gjendje t’i përshtatem çdo pozicioni”, deklaron futbollisti 18 vjeçar, i cili ka idhull Kakan e në vendin e tij e krahasojnë me Rui Costan dhe Bernando Silvan.

Felix e përshkruan vetën si një lojtar inteligjent dhe i papërshkrueshëm, i cili e do topin në këmbët e tij.

Derisa ofertat për të vazhdojnë të rriten, ai ka zgjedhur për agjent Jorge Mendesin, i cili përfaqëson Cristiano Ronaldon.

Komentet
Top