Loading...

Kush mund të jenë viktimat e mundshme në aksidentin tragjik në rrugën Shkup-Tetovë?

bcq7aiignqre8q0bggle.jpg

Një numër i madh i pasagjerëve që udhëtonin me autobusin e aksidentuar janë nga Gostivari.Këtë e ka konfirmuar në profilin e tij në FB, kreu i Gostivarit Arben Taravari. Dyshohet se mes tyre mund të ketë administrator që punojnë në Shkup

Postimi i plotë i Taravarit:

Dita e sotme është kthyer në një ditë të mbrapshtë për mbarë vendin…
Jam i trishtuar të lajmëroj se një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkup-Tetovë.
Unë ndodhem në Spitalin Shtetëror në Shkup ku aktualisht ndodhen 4 persona të hospitalizuar në Repartin e Urgjencës. Gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor dhe jam i sigurtë në dedikimin e tyre maksimal për të shpëtuar jetën e këtyre njerëzëve.
Ndërkohë në spitalin “8 Shtatori” janë hospitalizuar 20 persona të tjerë…
Nuk është shënuar asnjë viktimë por më duhet të njoftoj se disa prej tyre ndodhen në kushte kritike për jetën.
Fatkeqsisht në këtë aksident janë përfshirë individë të moshave të ndryshme, dhe janë nga Gostivari…
Këto janë orë të vështira për të gjithë ne, i lutemi Zotit të na ndihmojë!

Komentet
Top