Kush po luan me fatin e hoxhallarëve të Shkupit

Senad-Foto.jpg

Mua mund të më largoni nga detyra, të ma ndaloni të ashtëquajturen rroge nderminimale, por bindjet asesi nuk mund të mi ndryshoni ,ato do të jenë me mua duke ruajtur origjinalitetin deri në frymën time të fundit. Te gjitha per se holli, kurse zullumi per se trashi thote populli.

Senad efendi Ramadani

Të nderuar besimtarë, kohët e fundit edhe ju jeni dëshmitarë të dështimeve drastike që po pëson BFI e RM nën udhëheqjen e një njeriu tashmë të dështuar edhe në planin etiko-moral ku në rrënosjen e tij personale tenton që të merr me vete edhe institucionin më të lartë fetar në Maqedoni që me shekuj ekziston në tokën tonë të përbashkët.

Të dashur besimtarw ju ende e keni të freskët ngjarjen që ndodhi në Xhaminë e Mustafa Pashës, ku u largua nga detyra Hoxha që kishte shërbyer më se katër vite në këtë Xhami, hoxhë me kapacitet të plotë pa asnjë mangësi saj përket punës së tij profesionale, i dëshmuar shumë here si Mualim më i dalluar në qytetin e Shkupit. Gabimi i vetem i tij ishte qe nuk shkoi hapave të diktatorit, u dëbua nga vendi i detyrës duke përdorur të gjitha forcat qe kishte ky diktator për t’i ndalur zërat e xhematit ngaqë ata paralajmëruan revoltën e tyre se do ta artikulonin me ndonjë protestë që do të ishte para selisë së BFI-së. Çudia më e madhe është në atë se me fatin e hoxhallarëve të Shkupit thënë popullorçe po luhet pa asnjëfarë “gjynahi”. Perveç ketij rasti ne Shkup egzistojne edhe dhjetra raste tjera me ekstreme, paramendo imamet e “padegjueshem” i nenshtrohen disciplinave komuniste te stilit ka dhënë urdhër i “madhi” , hoxhallaret e shkrete bredhin kabineteve nje nga nje e kerkojne arsyen se pse vallë janë larguar nga detyra, por nuk ke me kënd të bisedosh se asnjëri nuk merr përgjegjesi ju e dini se edhe nuk kemi me kënd të përballemi sepse ai i “madhi” nuk është njeri i mejdaneve ai se bashku me kliken e vet fshihen birucave të Shkupit po herë herë edhe në birucat e qyteteve tjera, mirepo asesi ta takosh në Mejdan. Kam formuar një përshtypje për BFI–në e të “Madhit” se është shëndruar në seli për përndjekjen e hoxhallarëve të Shkupit e jo si seli për organizmin e jetës fetare në Maqedoni. E them këtë sepse në këtë seli egziston kabinet që meret me përndjekjen e “LIKE”- ve të profileve sociale të hoxhallarëve që eventualisht mos ka përfunduar ndonjë like tek kundërshtarërt e te “madhit” që nesër të thirret në disiplinë që ta largon liken sa më shpejtë se përndryshe largohet nga detyra, SubhanAllah! Para disa javësh nderroi jetë Babai im , Allahu e mëshiroftë. Nuk ma ka marr mendja se Ai i “Madhi” nuk ka pasur kohe te vinte ne ngushellime te familja ime per prindin tim, duke patur parasysh se ai ka kohe per te vizituar konaqe te ndryshme per haje pije folklore e sofra plote. Por nejse ai nuk e ndien veten te sigurte te paraqitet ne mesin e xhematit te Shkupit sepse me te vertete eshte bere i padueueshilin e Tij “me teper me nje rast vdekje flet per lepuj e zagjar se sa drejton keshilla Islame per te ngushelluar familjen dhe te afermit e Merhumit”. Aq me teper nuk ma ka marre mendja se BFI–ja e të “Madhit” edhe këtu do të fusë hunden që të intervenon dhe t’i disiplinon hoxhallarët në detyrë që kanë ardhur për t’më ngushlluar, paramendoni se cilat kanë qenë shqetsimet e këtyre kabineteve të sipërpërmendura Pse ke shku ne ngushllime , a e din se të rezikohet vendi i punës duke mos i lënë hapësirë që të shpjegoj ia pret ky njeriu i kabinetit jo urdhëri është nga i “madhi’. Të dashur nuk po rrëfej legjenda të romaneve klasike por ju përcjellë vetëm të vërtetat që kanë të bëjnë me neve si hoxhallarë që kemi ngritur zërin ndaj zullumit dhe po nenshtrohemi presioneve të disa njerëzve pa kurizorë që kanë përpiluar një listë për imamët e padëgjueshëm që duhet të largohen nga

detyra si imamë sepse fajin e vetëm që ata e kanë është Liket, Commentet, sharet që i kanë bërër në procesin kundër Sulejman Rexhepit. Diktatur se jo mahi! Besoj se hoxhallarët do të dalin edhe më të fortë nga ky proces në përfundim e sipër . Porosia ime deri tek kabinetet e siperpermendura si kabinete të përndjekjeve të hoxhallarëve të Shkupit është se: Mua mund të më largoni nga detyra, të ma ndaloni të ashtëquajturen page nderminimale, por bindjet asesi nuk mund të mi ndryshoni ato do të jenë me mua duke ruajtur origjinalitetin deri në frymën time të fundit. Te gjitha per se holli, kurse zullumi per se trashi thote populli.

Autori vepron si Imam, Hatib, Vaiz dhe Mulaim ne territorin e Muftinise se Shkupit

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top