Loading...

Kuvendi i Kosovës me rezolutë për mbylljen e lojërave të fatit

kazino-528x396.jpg

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për ndalimin e të gjitha lojërave të fatit. 74 deputetë, aq sa ishin prezent në seancën e jashtëzakonshme, kanë votuar pro kësaj rezolute.

Përmes saj, Qeveria obligohet të nisë procedurat ligjore për pezullimin e aktivitetit të të gjitha llojeve të lojërave të fatit deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës, përcjell albinfo.ch

Ndërsa, pika e dytë e rezolutës e obligon qeverinë që brenda 30 ditësh të sjellë në Kuvend ligjin e ri që ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë 10-vjeçare. Para votimit të kësaj rezolute, përkrahje ofruan të gjitha grupet parlamentare. Ndërsa ministri Hamza, i cili ishte i vetmi prezent nga kabineti qeveritar, tha se janë të gatshëm të punojnë për ligjin e ri.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media