Ky është automobili evropian i vitit – FOTO

opel-astra-wins-2016-euro-coty-7.jpg

Juria prej rreth 60 gazetarëve ka zgjedhur Opel Astra-n për “automobilin e vitit në Evropë”, në prag të fillimit të Panairit të 86-të Ndërkombëtar të Automobilave në Gjenevë, që është një mirënjohje e madhe e kompanive të General Motors në Evropë.

Zgjedhja e Opel Astra-s për automobilin më të mirë të vitit erdhi në momentin e duhur për prodhuesin nga Detroiti, i cili tashmë disa vite ka qenë në humbje financiare kur janë në pyetje operacionet e tij evropiane.

Kreu i Opel-it, Karl-Thomas Neumann shprehu kënaqësi për shkak të zgjedhjes, siç tha, jurisë më rigoroze në industri. Tha se modeli Astra nga viti 2015 karakterizohet me dizajni i bukur, është më i lehtë, më i gjerë dhe elegant se paraardhësit e tij dhe se tashmë është shitur në 130.000 kopje.

Opel Astra është shpallur automobili më i mirë i vitit në konkurrencë të edhe gjashtë finalistëve tjerë edhe atë modelit Jaguer XE, BMW 7-Series sedan, Audi A4, Mazda MX5, Shkoda Superb i Volvo XC90 SUV.

opel-astra-wins-2016-euro-coty-4

opel-astra-wins-2016-euro-coty-3

opel-astra-wins-2016-euro-coty-2

Komentet
Loading...

Leave a Reply

Top