Loading...

Ky është zyrtarisht kreu i Masonëve në Maqedoni – FOTO

jovica-ugrinovski.jpg

Më në fund pas shumë vitesh, pas shumë thashethemeve për ekzistimin ose jo të lozheve të Masonerisë ne Maqedoni ata me ne fund dolën në skenë. Poashtu u bë i njohur edhe zyrtarisht udhëheqësi i Lozhës së Masonerisë në Maqedoni, e ai ështe neurokirurgu i njohur maqedonas Jovica Ugrinovski. Revista “Kapital” ka bërë një intervistë ekskluzive me liderin e masonëve në Maqedoni ku ai flet për fillimet dhe arritja e atij deri në maje të masonerisë në Maqedoni, transmeton portali Shqipmedia.

Është interesante se si e përshkruan gazetari vendin ku e ka intervistuar udhëheqësin e masonve, sipas tij ai është një tempull në plotëkuptimin e fjalës ( shënimi ynë: që besohet të gjendet dikund në Shkup ). Një tempull magjik me plot misteri dhe sekrete. Muret flasin shumë po shumë rëndë për të kuptuar atë që është në muret e tempullit. Ambienti në tempull të jep qetësi dhe rehati dhe ndriçim që nuk e dish nga vjen..Gjithçka këtu është mistike dhe e pakuptueshme, e përshkruan kështu tempullin gazetari para se të fillojë intervistën.

Lozha e Madhe e Maqedonisë ështe formuar në vitin 2005 nga Lozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë, thotë në intervistën për “Kapital” Ugrinovski.

Para 20 viteve një i njohur i imi mu afrua dhe më përmendi për masonët dhe më pyeti se çfarë mendimi kam për ta, tregon Ugrinovski. Si çdo njeri tjetër mendimi im i atëhershëm ishte se masonët e “dridhin” botën. Miku i tij ateherë i është kundërprgjigjur: Të dukem une si njeri që “dridh” botën? Kjo ka qenë edhe fillimi i kyçjes së tij në Lëvizjet Masonerike të Maqedonisë nga ana e mikut të tij. Deri në vitin 2005 janë bërë gjithsej 23 persona që sipas ligjeve masonerike mund të formojnë “Lozhën e Madhe” në një shtet.DSC_4131

Ugrinovski tregon se për afrimi i anëtarëve bëhet me njohje paraprake të njerëzve dhe sipas rregullave të Masonerisë ata duhet të jenë njerëz të pjekur dhe njerëz që në opinion flitet mirë për ta. Të gjithë personat që i bashkangjiten Lozhës ndërmjet veti pastaj quhen “vëllezër”. Nuk ka dallime politike, religjioze, etnike apo dallime në statusin ekonomik apo social të “vëllazërisë” masonerike vazhdon më tej Ugrinovski. Aty mund të jenë gjithkush që ju s’mund të paramendoni.

Ugrinovski thotë se ai nuk ështe lider apo kryetari i Masonëve të Maqedonisë por është i pari mes të barabartëve, transmeton Shqipmedia.

Kush ështe Jovica Ugrinovski:
Jovica Ugrinovski është neurokirurgu më i njohur maqedonas i cili para disa vitesh është penzionuar mirëpo pas ftesës nga spitali privat “Sistina” ai është angazhuar përsëri në këtë spital si neurokirirug. Pasioni i toj ështe alpinizmi apo ngjitja deri tek vendet e vështira për tu ngjitur. /Shqipmedia

Për të lexuar intervistën e plotë në gjuhën maqedonase KLIKONI KËTU

NASLOVNA-1 DSC_4131

Komentet

Leave a Reply

Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media