Loading...

“La Linea” në Banjën e Tetovës paralajmëron qytetarët për vrimën e hapur në trotuar – FOTO

EDAE3886-A24B-4CFE-8E0F-E73690398BC2.jpeg

Grup aktivistësh nga Tetova kanë vendosur figurën nga filmi i animuar “La Linea” në rrugën për në Banjën e Tetovës, për të paralajmëruar se aty ka një vrimë që tashmë tre vite është e parregulluar. Nga ana tjetër, nga Komuna e Tetovës thonë se fillimisht duhet të gjenden financa për murin mbajtës që duhet të ndërtohet, gjë që kushton më shumë se rruga, transmeton Portalb.mk.

Një pjesë e trotuarit në rrugën për në Banjën e Tetovës ka rënë para tre vitesh. Vrima qëndron e hapur dhe e parregulluar sot e kësaj dite. Aktivistët alarmojnë që vrima po zgjerohet çdo ditë e më shumë, dhe përbën rrezik sidomos gjatë ditëve me shi.

Vrima e hapur në rrugën e Banjës së Tetovës që para tre vitesh
Vrima e hapur në rrugën e Banjës së Tetovës që para tre vitesh

Për të tërhequr vëmendjen rreth problemit, një grup aktivistësh kanë zhvilluar një aksion gueril, ku kanë vendosur figurën nga filmi i animuar “La Linea” për të paralajmëruar që aty ka një vrimë që paraqet rrezik.

"La Linea" në Banjën e Tetovës
“La Linea” në Banjën e Tetovës

Nga Komuna e Tetovës thonë se pritet të gjenden financa për ndërtimin e murit mbajtës, për t’u vazhduar pastaj edhe ndërtimi i rrugës.

“Në fillim duhet të gjenden financa për murrin mbajtës, që kushton më shumë se rruga. Nuk është investim i vogël që është bërë deri më tash. Ndriçimi njësoj është lëshuar para dy javëve”, tha Armend Fazliu nga zyra për informim në Komunën e Tetovës.

Vrima e hapur në rrugën e Banjës së Tetovës që para tre vitesh
Vrima e hapur në rrugën e Banjës së Tetovës që para tre vitesh
Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media