La punën dhe investoi 93 eurot që kishte, sot fiton miliona

662271__original.jpeg

Emri i tij është John Ward, 33 vjeç dhe është dëshmia më e mirë se gjithçka mund të arrihet në jetë, nëse keni ndonjë ëndërr të cilën gjithmonë keni pasur dëshirë ta bëni realitet, shkruan Daily Mail.

John kishte dhënë dorëheqje nga puna e tij në Sidney, dhe 93 eurot e fundit që i kishte i investoi në atë që gjithmonë kishte dashur të bëhet, bloger.

Ai, duke udhëtuar deri më tani ka fituar afro dy milionë euro, kurse karrierën e filloi si një turist që të gjitha gjërat e nevojshme i barte në çantën e shpinës.

Sot, udhëtimet e tij kushtojnë shumë. John jeton nga reklamat në blogun e tij, kurse gjatë udhëtimeve viziton vendet për të cilat dikur kishte ëndërruar dhe pretendon se jeta e tij është si ajo në ëndrra.

“Kam hequr dorë nga puna ime në Sidney pasi kisha dëshirë të udhëtojë nëpër botë dhe të bëhem bloger. Kur më janë lajmëruar kompanitë e interesuara për reklamim, mendoja se miqtë po tallen me mua”, ka thënë ai.

Komentet
Top