Loading...

Lajiq: Taksa drejt heqjes, importuesit në veri po presin mallrat e Serbisë

auto_lajiq1548340177-800x445.jpg

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i saj i Tregtisë Rasim Lajiq, ka deklaruar sot se çdo gjë po tregon se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë.

Ai, siç përcjell agjencia serbe e lajmeve tanjug, ka thënë se Serbia për shkak të taksës në Kosovë ,nga 21 nëntori i vitit 2018 deri më 21 janar 2019, Serbia ka shitur 66,2 milionë euro më pak mallra, transmeton Koha Ditore.

Në pyetjen nëse pritet që të hiqet shpejt taksa pasi pala kosovare po deklaron se po shqyrtohet mundësia e suspendimit të përkohshëm, Lajqi është përgjigjur se ende nuk ka njohuri konkrete rreth saj, porse, ka shtuar, çdo gjë po tregon se po shkohet drejt saj – heqjes.

Ai ka shtuar se importuesit nga Kosova tashmë kanë shkuar në veri dhe atje po interesohen për mallrat që do t’i importonin menjëherë pas heqjes së taksës, pasi “ata paralajmërojnë se heqja do të ndodhë”, ka theksuar ministri.

Lajiq ka përfunduar se nga aleatët ndërkombëtarë të Kosovës po bëhet një presion i madh që taksa të hiqet.

Komentet
Top
Njoftim nga Shqipmedia. Kemi kaluar në faqe të re. Kliko këtuwww.shqip.media