Loading...

Lajm i mirë: Do ulen gjobat në Maqedoni

soobrakajnaPolicija1.jpg

Shkup – Me ndryshimet e Ligjit për Kundërvajtje, gjobat për personat fizik dhe për bizneset në baza të ndryshme do të zvogëlohen më shumë se dyfish, ose në mënyrë proporcionale do të zvogëlohen për 75%, deklaruan në konferencë për shtyp kryeministri Zoran Zaev dhe ministria e Drejtësisë, Renata Deskoska, njofton Portalb.

Ndryshimet parashohin që para se të shqiptohet gjoba të rishikohen faktorët se pse ka ardhur deri te shkelja, ndërkaq pas kësaj do të ketë mundësi që të përdoret edhe masa për parandalim. Sipas Qeverisë, përgjegjësi do të ketë, por qëllimi i gjobave duhet të jetë që të mos jenë darkonike, por më të ulëta, aq sa masat ndëshkuese të jenë me qëllim që të edukohen dhe jo të ndikojë në standardin e qytetarëve.

“Pas periudhës së evoluimit dhe të konsultimit, kemi ardhur në përfundim se në periudhën e kaluar ka pasur politikë ndëshkuese drakonike dhe kemi bërë ndryshime të këtij ligji. Me këtë qëllim në fakt duam që të bëjmë parandalim të shkeljeve dhe tregojmë se gjobat janë korrektues dhe jo mbledhje e parave në mënyrë të pamëshirshme. Do të bëhet edhe gradim i gjobave në varësi nëse kanë të bëjnë për ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, përfitimi i tyre, numri i të punësuarve etj. Nëse shihet se është bërë gabim i paqëllimshëm, inspektorët do të munden t’i tërheqin dënimet, gjë që deri më tani nuk ishte ashtu, gjegjësisht edhe nëse është konstatuar gabim paqëllimshëm, dënimi patjetër është dashur të paguhet, pasi që është konstatuar. E gjithë kjo është në drejtim që të tregojmë se ligji për shkelje ka rol korrektues dhe nuk duhet të frikësojë”, deklaroi Deskoska.

Për personat fizik, dënimet do të jenë nga 15 euro deri në 1000 euro, ndërkaq dënimi maksimal për tregtar individual është deri më 2000 euro, dhe jo sikur deri më tani 5.000 euro. Sipas këtyre ndryshimeve, për veturë të paregjistruar dënimi do të jetë 250 euro dhe jo sikur deri më tani 500 euro.

Kryeministri theksoi se të gjitha këto ndryshime janë bërë për të mirën e qytetarëve dhe të bizneseve që të ndjehen të drejtë, dhe jo ta përjetojnë shtetin si armik të tyre.

“Kuptohet se politika ndëshkuese do të aplikohen në mënyrë më rigoroze atje ku janë bërë shkeljet në lidhje me mbrojtjen e shëndetit, pasuritë natyrore, ekologji ose prioritete tjera thelbësore. Qëllimi është që të ndahen se çka është me rëndësi dhe çka është më pak e rëndësishme dhe të mos vendosen bashkë në një thes, me qëllim që të kemi sistem të drejtë në interes të qytetarëve. Dënimet nuk do të jenë masa drakonike për mbushjen e buxhetit”, theksoi Zaev.

Për të hyrë në fuqi ndryshimet ligjore, të njëjtat duhet të votohen në Kuvend.

Komentet
Top