Loading...

Lali Eri: Një pemë, një kullë dhe një…kioskë. Kjo është Tirana

30724563_10211916136399799_4806182581634596864_n-1024x768.jpg

Kur dëgjojmë kronikat e montuara dhe të gatshme që Lali Eri shpërndan në media, apo ato që jepen në mendiat e huaja për Tiranën, duhet të pickojmë veten për ta besuar.

Në këto shkrime apo lajme, shikojmë dhe dëgjojmë të flitet për një Tiranë si Vjena dhe Amsterdami, me pemë, gjerbërim, pastërti dhe zhvillim evropian.

Thua se nuk jetojmë dhe nuk e shikojmë realitetin mizerabël çdo ditë.

Lali Eri, për një gjë ëshë perfekt: Të mashtrojë njerëzit me propagandë!

Me këpucë me baltë dhe me një çantë në kurriz të jep përshtypjen se ky djalosh afro të 40-tave po bie copash për ne.

A nuk e shikojmë ne realitetin që rrugët e Tiranës janë skandal, smogu po na bllokon frymëmarrjen, mbeturina kudo dhe gjelbërimi në zhdukje?

Lali Eri po mburret me pemët që janë ose po mbjell në Kashar, Ndroq, Petrele sepse i quan brenda bashkisë. Por sa qytetarë realisht e kanë luksin që të shkojnë tek këto zona? Ata janë shumë larg dhe po nuk pate makinë nuk shkel dot.

Filozofia e Lali Erit është e njëjtë me rregullin e treshit: Pemë, kullë dhe kioskë.

Pemët po i mbjell kilometra larg lagjeve të mëdhaja, kullat po i ndërton ku ka hapësirë publike boshe dhe kioskat po ngrihen në të vetmet hapësira të gjerlbërta që i kanë mbijetuar masakrës së Tiranës. Kjo kioskë në foto, është e reja që u ndërtua në Parkun Rinia.

Me ngadalë, Lali Eri po rikthen kioskat njëlloj si në vitet e errëta të Tiranës, ku Lana dhe Parku Rinia ishte e mbushur plot.

Komentet
Top