Lansohet koncepti i Infiniti Q60

20150105131510601646.jpg

Infiniti ka lansuar konceptin e plotë të tipit Q60. Koncepti dy dyersh Kupe, do ta bëjë debutimin e tij në shfaqjen motorike në Detroit me 13 janar 2015.

Infiniti Q60: Dizajni
Sipërfaqet anësore të Q60-ës, janë shumë të ngjashme me ato të konceptit të Q80, i cili ka debutuar në shfaqjen motorike në Paris vitin e kaluar, dhe një ngjashmëri me Q50, që duket si kombinim i këtyre dy tipeve. Dhe i gjithë ky trup i veturës mbështetet në rrotat 21-inçe.

Infiniti Q60 Interieri
Nga brenda ju do të gjeni linjat e njëjta prej lëkure, si në Q80, së bashku me copa të ndryshme prej fibrave të karbonit, që e bëjnë këtë veturë të duket shumë sportive.

Kjo veturë edhe pse është kupe, nuk është si të gjithë të tjerat, sepse ka hapësirë të mjaftueshme edhe për dy pasagjerë mbrapa, pavarësisht se është vetëm me dy dyer.

Komentet

Leave a Reply

Top